Monday, May 1, 2017

Kokosi - Pema e jetës

Produktet ''Arbëria''

Emri shkencor i kokosit është ‘'Cocos nucifera’'.

Kokosi është një burim ushqimor i fuqishëm për organizmin. Në shumë ishuj ai përbën pjesën kryesore të ushqimit dhe zë rol shumë të rëndësishëm. Kokosi është i pasur me Fibra, Vitamina e Minerale. Është klasifikuar si ''Ushqim Funksional'', sepse siguron shumë të mira shëndetësore dhe më tepër.

Vaji i arrës së Kokosit, ka tërhequr vëmendjen e mjekësisë për shkak të aftësive të tij kuruese dhe është shumë i përdorur në Mjekësinë Tradicionale në Azi dhe në Paqësor. Popujt e paqësorit thonë që Kokosi shëron çdo sëmundje. Duke qenë se është edhe ushqyes edhe kurues, e kanë quajtur “Pema e Jetës”. Vetëm tani në kohët moderne, mjekët kanë mundur të zbulojnë dhe të pranojnë të gjitha vetitë e mrekullueshme kuruese të kokosit.

Kokosi në mjekësinë Tradicionale.

Nëpër botë kokosi përdoret gjerësisht për të kuruar, astmën, bronkitin, djegie të lëkurës (nga dielli ose zjarri), kollën, dizanterinë, ethet, gripin, mishin e dhëmbëve, menstruacionet (dhimbje e çrregullime cikli), gurët në veshka, tiroidet, kequshqyerjen, përzierje (vjellje), acarime lëkure, zgjebe, infeksion lëkure, fyt të acaruar, enjtje, gunga, sifilis, dhimbje të dhëmbëve, tuberkuloz, tumore, ulçera, dhimbje stomaku, dobësi fizike, plagë etj.

Kokosi në mjekësine Moderne.

Mjekësia Moderne tani po vërteton që të gjitha sa thamë janë të vërteta. Studime të publikuara në gazetat mjekësore pohojnë aftësitë kuruese të kokosit për shumë sëmundje.

Ja disa:

Vret Viruset që shkaktojnë grip, herpes, hepatit C, Sars, Side, Fruth etj.
Vret mikrobet që shkaktojnë ulçera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe KAVITETE, pneumoni, gonorrenë etj.
Vret kërpudhat (funghi) që shkaktojnë probleme në lëkurë, psoriazë, ekzemë, qerosllëkun, mugthin, dhe infeksione të tjera.

Si ushqim jep energji të menjëhershme.
Jep shumë energji dhe vitalitet edhe tek sportistët.
Është i vetmi ushqim të cilin mëlçia e kthen direkt në energji.
Përmirëson tretjen dhe ndihmon trupin të përvetësojë Vitamina e Aminoacide apo Mineralet e ushqimeve të tjera. Përmirëson sekretimin e Insulinës dhe funksinimin e glukozës në gjak.
Çliron stresin në pankreas dhe në sistemin e enzimave në tërë trupin.

Pakëson rrezikun e diabetit.

10. Përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit dhe ndihmon për dhëmbë dhe kocka më të forta.
11. Ndihmon në parandalimin e ostoporozës falë Vitaminës K.
12. Ndihmon në parandalimin e kolitit dhe ulçerës së stomakut.
13. Ndihmon për një tretje më të mirë dhe shpejton metabolizmin.
14. Qetëson acarimet e dhimbjet në raste hemorroidesh.
15. Redukton acarimet e skuqjet e lëkurës.
16. Ndihmon në forcimin e përmirësimin e indeve të lëkurës.
17. Forcon sistemin imunitar.
18. Ndihmon trupin të mbrohet nga kacerat e gjirit, zorrës së trashë dhe lloje të tjera kancerash.
19. Përmirëson kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
20. Mbron arteriet e zemrës nga atherosclerosis në këtë mënyrë e mbron zemrën nga sëmundjet.
21. Mbron dhëmbët nga dekompozimi (karje, degradim).
22. Funksionon si antioksidant i fuqishëm.
23. Mbron organizmin nga radiklalet e lira të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.
24. E mbron trupin nga lodhja dhe këputja (jep vazhdimisht energji dhe të mban në formë).
25. Mbron veshkat dhe ndihmon ata që kanë gurë në veshka (shkrin gurët në veshka).
26. Mbron mëlçinë nga toksinat / helmet dhe dhjamosja. Nëse dikush vuan nga mëlçia e dhjamosur (fat liver) kokosi e ndihmon në kontrollin dhe zvogëlimin e këtij problemi.
27. Ka shumë pak kalori.
28. Ndihmon funksionin e tiroides.
29. Ndihmon fuqishëm në tretje dhjamërash, pakëson masat dhjamore të zonës së barkut i cili është më i rrezikshmi dhe burim i shumë sëmundjeve, dhe shpejton metabolizmin.
30. Preferohet të përdoret për të dhënë energji sepse nuk depozitohet në trup si dhjamë/yndyrë e dëmshme.
31. Ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe mbipeshës.
32. Mbron lëkurën nga infeksionet (kërpudha etj).
33. Redukton ekzema, psoriazë, dermatit etj.
34. Mbështet balancën kimike natyrale të lëkurës.
35. Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate.
36. Parandalon rudhat dhe probleme të tjera të moshës.
37. Dhuron flokë me shkëlqim dhe plot jetë.
38. Siguron mbrojtje për lëkurën nga rrezet e dëmshme Ultra Violet.
39. Ndihmon në kontrollin e zbokthit.
40. Ndihmon në rast skalpi të thatë e të acaruar.
41. Nëse gatuan me këtë vaj në temperatura të larta nuk ka asnjë problem pasi është tepër rezistent (ndryshe nga vaji i Linit, Vaji i zi, dhe të tjera që nuk durojnë nxehtësi).
Sipas studimeve vaji i kokosit dhe makadamias janë shumë herë më cilësorë për skuqje krahasuar me vajin e ullirit.
42. Nuk ka Efekte Anësore.

Fakti që vaji i Kokosit është shumë i pasur me Fibra, Minerale e Vitamina, e bëjnë këtë vaj të pazëvendësueshëm. Të gjitha yndyrnat e Vajrave Natyrale quhen Yndyrna të pangopura. Numri i këtyre yndyrnave të pangopura është i domosdoshëm për organizmin. Ato ndihmojnë në shtimin e metabolizmit, tretjen e dhjamërave, uljen e kolesterolit, uljen e sheqerit në gjak, mbrojtjen e zemrës nga sulmet kardiake, mbrojtjen e qelizave të trurit, etj etj.

Mënyra të tjera si të përdorësh Vajin e Kokosit:

Masazh fytyre dhe trupi - Efekte të përgjithshme mbi lëkurë:
Detoksifikon (nëse bëhet masazh me vaj të ngrohtë kokosi)
Qartëson pamjen e saj, zvogëlon poret.
Qetëson acarimet.
Lufton mikrobet.
Lufton kerpudhat.

Mbron lëkurën e fytyrës së meshkujve pas rrojes.


Doza ditore që duhet përdorur si suplement ushqimor:

79 Kg + -  4 lugë gjelle në ditë.
68 kg -  3 lugë e ½.
57 kg - 3 lugë gjelle.
45 kg - 2 lugë e ½.
34 kg - 2 lugë.
23 kg - 1 lugë e ½.
11 kg - 1 lugë gjelle në ditë.

Higjena Personale:
Zbutës/hidratant për lëkurën. Thjesht merrni pak nga kutia dhe aplikojeni në trup, fytyrë dhe qafë.
Për pjesën e syve. Aplikojeni në këtë zonë delikate qoftë për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e zinj, apo rudhat.
Për burrat para rrojes. Kjo do të ruaje lëkurën nga dëmtimet apo acarimet që shkaktohen gjatë rrojes.
After-shave. E përdorur pas rrojes ajo jo vetëm do qetësojë lëkurën por edhe do e ushqejë dhe do e mbajë të butë.

Deodorant. Ky vaj mund të përdoret si deodorant (anti-djersë) dhe akoma më efektiv nëse përdoret me pudër ose sodë buke.

Për Flokët. Si krem dhe ushqyes ë thellë. Aplikojeni (një lugë vaji të tretur) në gjatësinë e flokut dhe rrënjët. Për një efekt më të thellë aplikojeni direkt në skalp, masazhojeni me delikatesë duke e përhapur deri në fund. Mbështillini me një kapuc plastik dhe mund t'i mbani edhe tërë natën (siç veproni edhe me vajin e Linit apo Vajin e Zi - nigella sativa).
Për flokët, si xhel dhe anti elektrizim. Pas larjes, merrni pak nga vaji i ngurtë, dhe aplikojeni tek flokët, është perfekt për flokë kaçurrela, me onde, dhe të drejta, mban krehjen, eviton elektrizimin dhe efektin ''shkurre''. Për vajzat që përdorin pjastër është një mbrojtës shumë i mirë ndaj nxhetësisë së saj. Aplikoni vetëm pak në gjatësi para aplikimit të pjastrës.

Si pastë Dhëmbësh. Ka shumë receta për këtë, por përzierja e tij me sodë buke është më e thjeshta. Raporti është 3 lugë gjelle vaj kokosi me 4 lugë gjelle sodë buke. E shkrin pak vajin dhe e përzien me sodën dhe gati për përdorim. Në këtë mënyrë do të kesh më pak raste për të shkuar tek dentisti.
Për të pastruar make-up’in. Përdorni një pambuk të lyer me vaj kokosi dhe fshini make-up’in me shumë kujdes pa e tërhequr lëkurën. Do të mrekulloheni nga efekti i tij.
10. Për buzët. Lyeni pak buzët me të për hidratim dhe mbrojtje, përmban faktor mbrojtës 4, në këtë mënyrë do t'ju mbrojë edhe pak nga dielli.
(Suzami është vaji i cili ka më shumë përmbajtje SPF, lajthia në vend të 2-të, dhe kokosi në vend të 3-të). Nëse i përzien të treja do të kesh një efekt super mbrojtës dhe ushqyes qoftë për floket ashtu edhe për lëkurën.
11. Masazh trupi. Shumë e thjeshtë, merr sasinë që të duhet dhe fillo masazhin. Relaksuese dhe ushqyese për lëkurën.
12. Mund të përdoret në plazh në raste djegiesh, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme, dhe s’do t’ja dijë për nxehtësinë, mund ta mbani me vete kudo.
13. Për smaliaturat. Është perfekt për lëkura të dëmtuara. Me masazhe të rregullta, do të ndihmojë në përmirësimin e lëkurës.
14. Ideal Për bebet. Nëse fëmija juaj ka acarime lëkure ky është fantastik për ta qetësuar. Aplikoni direkt në lëkurën e tij çdo ditë.
15. Skrab për trupin tuaj. Përzieni sheqer me vaj kokosi, nëse deshironi mund të shtoni edhe nje vaj esencial. Aplikojeni në tërë trupin dhe pas dushit do të keni një lëkurë super të butë.
16. Për shërim lëkure. Nëse keni djegie apo çarje të lëkurës, aplikoni vaj kokosi mbi të. Ajo do të krijojë një shtresë kimike të hollë mbrojtëse e cila do të mbrojë plagën nga pluhuri, bakteriet dhe viruset. Ajo shpejton proçesin e shçrimit dhe riparon indet e dëmtuara plus që ka një aromë shumë më të mirë se ilaçet faramceutike. (Mbrojten dhe shërimin e plagëve në lëkurë e bën edhe Vaji i farës së zezë - Nigella Sativa).
17. Probleme të lëkurës. Ndihmon në shërimin e psoriazës, ekzemës, dermatitit.
18. Veshët e notarit. Përziej vaj hudhre me vaj kokosi dhe hidhni pak pika tek veshi, kjo vepron brenda një ose dy ditësh.
19. Shumë ushqyes për gratë shtazëna dhe për gratë që ushqejnë fëmijët me qumështi gjiri (shton qumështin në sasi të konsiderueshme).

KUJDES! Vaji i përpunuar nuk ka aromë të qartë kokosi. Po ashtu edhe vaji i prodhuar me sistem të nxehtë (e kundërta e prodhimit tonë) nuk ka aspak aromën karakteristike e të këndshme të frutit të kokosit. Vaji i një cilësie të dobët nuk ka as vlerat kurative / mjekësore të përmendura në materialin e plotë. Ai madje ka ngjyrë zbehtë dhe nuk ka konsistencën e duhur.

Vaji i Papërpunuar 100% Natyral i Cilësisë së PARË - siç e kemi ne, Prodhim i Firmës Arbëria, mban aromën karakteristike të kokosit dhe ka shijen e plotë ekzotike të tij. Ka konsistencë të plotë dhe ngjyrë intensive të bardhë.  


Vaji i Prodhuar me Sistemin e Ftohtë, përmban të gjitha vlerat Kurative / Mjekësore me të cilat natyra e ka pasuruar. 

Vajin e kokosit 100% Natyral, të papërpunuar,  Prodhim Javor e gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore. Nuk përmban konservantë!

Adresa kryesore ku mund të porositni Produktet e cilësisë së parë, Arbëria.

 Tiranë - Produktet Arbëria, Dyqani Bimë Mjekësore - Rruga 'Hoxha Tahsin' 30 metra mbi Qendrën Stefan.

Nga e HËNA - SHTUNËN. Ora: 12:00 -19:00.


Ju mirëpresim të gjithëve!




No comments:

Post a Comment