Sunday, February 19, 2017

Uthull molle për të rigjallëruar ngjyrat e veshjeve



Të gjithë e kemi problemin e zbardhjes apo zbehjes së ngjyrave pas larjes së veshjeve e kur kjo ndodh me ato më të preferuarat, është shumë trishtuese.

Por ka disa truke të vogla që mund t'i përdorim për t'u rikthyer gjallërinë, intensitetin dhe bukurinë, ngjyrave të zbehura, madje edhe atyre të zezave.


Një nga sekretet më pak të kushtueshme dhe 100% efikase, është Uthulla e Mollës. 


Ja dy mënyra:


1 - Mënyra e parë. Hidhni një gotë me uthull molle gjatë proçesit të shpëlarjes (ose në momentin që hidhni zbutësin) dhe ngjyrat e rrobave do të jenë më të rigjallëruara e intensive.


2 - Mënyra e dytë. Në një legen me 1-2 litra ujë, hidhni 1/2 gotë me uthull molle. Zhytni atje bluzen, pantallonat apo pulovrën që dëshironi t'i riktheni ngjyrën e mëparshme. Lëreni gjithë natën dhe të nesërmen lajeni si zakonisht. Bëni kujdes që kur bëni këtë gjë, të përdroni veshje e bluze me ngjyra të përafërta jo ngjyra të kundërta (jo blu dhe të kuqe për shembull) pasi uthulla duhet të përqendrohet mirë në një ngjyrë të caktuar.


Bëjeni këtë gjë edhe me rrobat e zeza. 

Uthull molle të cilësisë së parë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore. Prodhuar nga Arbëria



Provojeni dhe na shkruani për rezultatet!




No comments:

Post a Comment