Tuesday, January 24, 2017

Rini e përjetshme me Kremin Chia



Produkt nga Firma Prodhuese ''Arbëria''. 


Krem Fytyre me ekstrakt të farave Chia pasuruar me 6 lloje bimësh të rralla të cilat përshtaten sipas stinëve.



* Farat chia janë përdorur gjerësisht si ushqim i pandarë në Meksikë. Vetëm vitet e fundit ato kanë filluar të përhapen edhe në Amerikë por popullariteti i tyre u rrit ndjeshëm për shkak të të mirave shëndetësore që sjellin. Këto fara janë shumë të pasura me Anti-oksidantë, Omega - 3, Minerale dhe Fibra, të cilat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e kockave dhe muskujve.

Por përveç të mirave shëndetësore e cila është më e rëndësishmja, ato sjellin edhe të mira kozmetike nëse përdorim ekstraktin e tyre në lëkurë.

* Ekstrakti i farave chia për lëkurën. 


Ai dhuron ndjesi të shumta mirëqënieje.

Ky vaj ka cilësi të shkëlqyera antiinfiamatore. Kur e përdorim mbi lëkurë, ai na jep një ndjesi zbutjeje dhe qetësimi. Kjo e bën atë shumë efektiv për lëkurat e acaruara e të skuqura (për shkaqe të ndryshme). Ai ka fuqinë të elimionjë skuqjet dhe t'i japi nivele normale pamjes së lëkurës. Falë molekulave me anti-oksidantë ai ngadalëson proçesin e plakjes dhe ndalon formimin e rudhave. Por, nëse jeni në moshë të pjekur, mos prisni mrekullira brenda një jave. Duhet një përdorim i rregullt dhe i vazhdueshëm që shenjat e përmirësimit të jenë të dukshme. 


Dr. Nicolas Perricone shkruan se, ekstrakti chia në lëkurë, lë ndjesinë e lëmuar të kadifes në prekje, dhe shkëlqim vezullues për sytë. Firma të ndryshme ne Amerikë prodhojnë peceta pastruese për lëkurën me ekstrakte chia, duke premtuar se ato largojnë çdo lloj papastërtie dhe yndyre të tepërt. Po ashtu prodhohen serume dhe kremëra të ndryshëm për efektet lifting dhe rinues. Disa dermatologë me famë në Amerikë, e këshillojnë tej mase dhe e inkurajojnë kozmetikën Bimore, të promovojë fuqishëm produktet me ekstrakt të farave chia

Ekstrakti chia, lufton radikalet e lira dhe parandalon varjen e lëkurës në mënyrë krejt natyrale, ai ka efekt lifting shumë delikat, pa sforcim, pa krijuar tensionim të lëkurës. Ai është i përsosur për lëkurat shumë të thata që kanë humbur balancën dhe vitalitetin. Farat chia janë të pajisura me nivele të larta fito-nutrientësh dhe anti-oksidantësh. Në fakt, farat chia përmbajnë më shumë se 30% anti-oksidantë mbrojtës qelizorë, më shumë se boronicat. Anti-oksidantët e pranishëm në vajin e farave chia janë shumë më të fuqishme se Vitamina E dhe C (të njohura deri sot si anti-oksidantët më të fuqishëm). Ato janë gjithashtu burim i pasur i aicidit lipoic Alfa, edhe ky një anti-oksidant i fuqishëm që ndihmon minimizimin e rudhave dhe poreve të zmadhuara ndërkohë që inkurajojnë një funksion të shëndetshëm qelizor dhe rrisin vitalitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Reduktimi i skuqjeve dhe njollave kafe, ndodh pikërisht falë këtyre anti-oksidantëve duke sjellë njëtrajtësim të teksturës dhe ngjyrës së lëkurës. Përdorimi i rregullt i kremit me ekstrakte chia, balancon në mënyrë të jashtëzakonshme lëkurat shumë të thata, pasi ai ndihmon në përthithjen dhe mbajtjen e ujit në shtresat e lëkurës duke mos lejuar kështu tharjen e mëtejshme të saj. Lëkurat e thata do të ndihen shumë të mbrojtura dhe të hidratuara, brenda disa ditësh, më vitale dhe elastike.

* Ekstrakti i farave chia është gjithashtu burim shumë i mirë i Zinkut dhe vitaminës B3. Këto ndihmojnë në qetësimin e lëkurave të acaruara dhe që prodhojnë shumë yndyrë apo akne


Studjuesit e huaj, garantojnë se ai është i dobishëm për lëkurat e yndyrshme me akne, njësoj si për lëkurat e thata e të pahidratuara. 

Firma prodhuese 
Arbëria garanton cilësinë superiore të Ekstraktit Chia në Shqipëri, çertifikuar nga TÜV AUSTRIA. Prodhimi i tij me temperaturë të ftohtë (Cold Pressed) ruan të gjitha vlerat dhe anti-oksidantët në mënyrë optimale pa eliminuar asnjë nga vetitë dhe cilësitë natyrale. Pastërtia dhe proçesi prodhues dhe ruajtës, janë shumë të rëndësishme. Pa një prodhim dhe ruajtje nën vëzhgim dhe kontroll të rreptë, ky esktrakt nuk përmban vlerat e duhura. Vetëm në këtë mënyrë, ai është i dobishëm për të mirat e lëkurës sonë pasi ka efikasitetin më të lartë të mundshëm. Prandaj pasi të mësoni këto hollësi të rëndësishme, zgjedhja e firmave prestigjoze dhe të besuara ju takon juve. 

Firma Arbëria, ka studjuar dhe formuluar përgatitjen e kremit me ekstrakt të farave chia, të pasuruar me 6 lloje bimësh të rralla, kultivuar në tokën tonë e cila është krejtësisht e pastër, e pakontaminuar, favorizuar edhe nga një klimë e mrekullueshme. Bimët harmonizohen dhe përshtaten sipas stinëve duke ndryshuar herë pas here. Baza e kremit, është Dylli i pastër i bletës, edhe ky i siguruar nga bletërritësit shqiptarë. 


Ne ju këshillojmë ta provoni këtë prodhim të mrekullueshëm dhe 100% të pastër biologjikisht, me një Formulë autentike të firmës ''Arbëria''.

Paketimi, si të gjitha produktet tona, është në enë qelqi, paketim super higjenik dhe i sigurt për të ruajtur vlerat kurative të produktit. 



Sasia 50 gramë - Çmimi: 90 mijë lekë të vjetra.



Adresa ku mund ta porositni:


TIRANË: Dyqani Bimë Mjekësore - Rruga 'Hoxha Tahsin', 30 metra larg Qendrës Stefan.

Nga e Hëna - Shtunën. Ora 12:00 - 19:00.

Produkt i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA
_________________________



Ju mirëpresim të gjithëve!








No comments:

Post a Comment