Thursday, June 25, 2020

Sekreti për flokë të përsosur

A dini që flokët mund të jenë të përkryer pa shumë mundim?

Mjafton q
ë ne t'i trajtojmë me produkte natyrale delikate, të mos i stresojmë e ngarkojmë me produkte nga më të ndryshmet e nga më të shumëllojshmet duke eksperimentuar e provuar pa fund. 
Duhet të jemi specifikë dhe tepër përzgjedhës, të saktë e konkretë në atë çfarë duam dhe kërkojmë.

N
ë momentin që bëjmë zgjedhjen e duhur atëherë kemi larguar nga vetja shumë stres dhe jo vetëm që do të kemi flokë të bukur marramendës por do të kursejmë edhe shumë para.

Çfarë të kërkojmë nga një produkt që ai të jetë perfekt?

1. Duhet t
ë jetë 100% Natyral. Ndajeni mendjen njëherë e mirë, një produkt me përmbajtje silikoni, alkoholi, frangrancash e përbërës të tjerë sintetikë e kimikë, do të ketë efekt vetëm herët e para të përdorimit duke ju lënë në vazhdimësi me flokë aq të shkatërruar saqë do t'ju duket sikur dëmi do të jetë i pakthyeshëm. E kundërta ndodh me një produkt natyral, ndoshta efekti do të jetë i ngadaltë por do të jetë i sigurt dhe afatgjatë. Rezultatet do t'i shijoni në vazhdimësi.

2. Produkti duhet t
ë jetë veçanërisht i pasur me KeratinëVitamina B kompleks, Biotinë dhe Zink.
3. Duhet të blihet në një dyqan që ka prestigj në treg. Produkti që kërkoni duhet të ketë cilësi dhe cilësinë nuk e gjeni kudo. Dëgjoni, lexoni dhe kërkoni përshtypje të ndryshme, nga njerëz të ndryshëm derisa të bindeni që ai produkt për të cilin do të shpenzoni, do të jetë vërtet cilësor.

Çfarë ofrojmë ne për trajtimin e flokëve të dëmtuar, të djegur, të dekoloruar, të shkatërruar?

Gjalpin SHEA nga Afrika dhe vajin e KOKOSIT n
ë varjantet e tyre më të pastërtë papërpunuar. 

Kombinimi i k
ëtyre dy produkteve do të zgjidhi çdo lloj problemi që ekziston tek flokët.

Gjalpi SHEA, mrekullia afrikane p
ërmban 
KERATINË natyrale. Ajo përbën rreth 80% të gjalpit shea dhe është pikërisht keratina që ristrukturon flokun që nga rrënja deri tek majat.

KOKOSI p
ërmban Vitaminat B, E, K si edhe mineralet Zink dhe Hekur, të domosdoshme për forcimin e flokëve dhe ndalimin e rënies së vazhdueshme. 

P
ërzieni sasi të barabarta të kokosit dhe gjalpit shea për të përfituar më të mirat e tyre e nëse doni të shtoni doza biotine në trajtimin tuaj, mjafton të shtoni vaj bajamesh të ëmbla të papërpunuar.

Kombinimi i tyre sjell k
ëto të mira:

Rritje t
ë flokëve
Dend
ësim
Volum
Sh
ërim të problemeve të skalpit
Eliminim të majave të djegura
Rigjenerim t
ë flokëve të dëmtuar, të dekoloruar, rritje të shpejtë
Forcim t
ë rrënjëve dhe gjatësisë së flokëve
Rikthim të elasticitetit të humbur që do të thotë, kaçurela dhe onde si më parë
Ndalim të rënies
Rritje/mbirje t
ë flokëve të reja
Ruajtje t
ë formës origjinale
Mbrojtje nga thar
ësja, pjastra, dielli
Parandalim t
ë thinjave
Vitalitet, shk
ëlqim, bukuri....

Ja me 
çfarë mund t'i kombinoni tjetër këto dy produkte:

Me vajrat natyral
ë:
Makadamia
Kajsie
Sinapi
Lini
Suzami
Lajthie
Bajamesh t
ë ëmbla
Kungulli


P
ër flokë të fortë dhe të mëndafshtë, kërkoni produkte të papërpunuara, 100% natyrale. 

Firma 
Arbëria garanton për ju cilësinë e parë të këtyre produkteve nga të cilat mund të përfitoni maksimumin e efekteve të tyre kurative.



ADRESA ➡ Tiranë: Dyqani Bimë Mjekësore Rruga Hoxha Tahsin, 30 metra larg Qendrës Stefan.
Nga e HËNA - SHTUNËN. Ora: 12:00 -19:00.

Ju mirëpresim të gjithëve!




Tuesday, June 16, 2020

Pastrues fytyre me Vitaminë C


Pastrues grimi ose thjesht pastrues i lëkurës nga pluhurat e ditës.
Fshi për një minutë të gjitha shtresat e grimit mbi lëkurën tënde, bashkë me to edhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës!

Një pastrues delikat 100% natyral me një boom Vitamine C në përmbatje.


Thursday, February 6, 2020

5 arsye pse kurkuma është e mirë për të ulur masën dhjamore


Kurkumina që gjendet tek rrënja e kurkumës kontrollon formimin e qelizave dhjamore dhe venat e gjakut të cilat ndihmojnë në formimin e tyre. Kurkumina rrit nivelet e antioksidantëve dhe ul inflamacionet në organizëm. Ai ndikon në tensionin e lartë të gjakut, hipotiroidizmi, nivelet e larta të kolesterolit, glukozën në gjak, rezistencën ndaj insulinës dhe stresi.






  1. ·         Balancon metabolizmin e yndyrnave
  2. ·         Lufton inflamacionet kronike
  3. ·         Përmirëson simptomat e hipotiroidizmit
  4. ·         Lufton sindromën metabolike
  5. ·         Ul nivelin e stresit


Ata që kanë luftuar me mbipeshën e dinë që kurkuma është një përbërës i shumëgjendur në disa produkte dhe çajra që ndihmojnë në humbjen e peshës. Ky përbërës i artë pikant që vjen nga lindja, mund të parandalojë një sërë problemesh shëndetësore si; diabeti, artriti, alzaimeri dhe kanceri, vetëm falë kurkuminës. Po lidhur me humbjen e peshës? Le të vazhdojmë leximin.

Arsyeja e parë pse ne akumuojmë dhjamë është se, marrim më shumë kalori nga sa djegim. Kaloritë e tepruara depozitohen në trup në formën e dhjamit. Ky dhjamë ose mbështjell organet tona jetike (dhe është tejet i rrezikshëm), ose depozitohet nën shtresën e lëkurës. Ne shtojmë peshë ose nga pasiviteti (nuk merremi me sporte apo aktivitete të tjera fizike), ose nga hipotiroidizmi, stresi, depresioni, pagjumësia, inflamacionet kronike etj. Kurkuma, përveçse lufton obezitetin, lufton edhe kundër të gjitha këtyre dukurive.

Kur konsumohet me bimë të tjera (pikante dhe jopikante), kurkuma ndihmon në uljen e masës dhjamore duke qenë se ndikon në metabolizmin lipid i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e obezitetit.



Mund ta përdorni kurkumën si çaj, mund të përgatisni qumështin e artë (qumësht të ngrohtë me kurkumë), mund të përgatisni gatime të ndryshme si pilaf, supë ose fileto pule me kurkumë, etj, etj.  

   📍ADRESA ku mund te porositni kurkumën Arbëria:
Tiranë, Dyqani Bimë Mjekësore, Rruga “Hoxha Tahsin”, 30 metra mbi Qendrën Stefan.
Nga e HËNA - SHTUNËN. Ora: 12:00 -19:00.

Ju mirëpresim te gjithëve!

Friday, March 23, 2018

Ne ç'moshe fillohet kremi anti-rudhe?


Material nga: Arbëria ®



Rudhat jane disa vija ose pala ne lekure te cilat shfaqen ne mosha te ndryshme.


Rudhat shfaqen sidomos me kalimin e moshes, nga pozicionet jo te pershtatshme te gjumit, humbja e madhe ne peshe, mimikat e ekzagjeruara, rrezet e diellit,  te ftohtet, duhani, mungesa e Vitaminave ne ushqim, mungesa e hidratimit, stresi, dhe faktore te tjere te ndryshem. Keto qe permendem jane faktoret me kryesore qe e lodhin dhe plakin lekuren para kohe.

Njerezit qe ushqehen mire (jo shume ne sasi, por shume ne Vitamina) plaken me te bukur.

Hidratimi dhe ushqyerja e lekures nga jashte (kremerat bimore, vajrat 100% natyrale).

20 vjeç 
Anxhela - Klientja jone


Ne moshen 20 vjeçare, lekura prodhon vete qeliza te reja cdo dite dhe rigjnerohet me lehtesi dhe shpejtesi. Ajo ka nje ngjyre roze te lehte dhe rralle ka shfaqje njollash apo rudhash. Ne kete moshe keni nevoje per produkte delikate thjesht per ta mbajtur lekuren te hidratuar, te ushqyer, dhe te mbrojtur nga dielli. Perdorimi i tepert i makiazhit, (pudres, fond de tint’es) do e demtojne se tepermi lekuren tuaj te re. Mos synoni dhe mos ngulmoni te perdorni cdo gje qe ju del perpara. Sa me shume gjera te huaja mbi lekuren tuaj, aq me shume do pendoheni ne vitet qe do pasojne.
Lereni lekuren tuaj te ajroset pa e bllokuar ate. Majfton pastrimi dhe hidratimi me produkte natyrale.


25 vjeç

Mosha 25 eshte kufiri ndares. Ne kete moshe lekura fillon te 'plaket' duke shfaqur rudha te vockla sidomos tek syte dhe buzet, njolla, humbje elasticiteti tek nofulla dhe qafa. Megjithate nuk ka nje moshe fikse se kur duhet te filloje kremi Anti-rudhe sepse varet nga gjendja aktuale e secilit prej nesh. Me e rendesishmja eshte hidratimi NATYRAL ne moshe te re, per te parandaluar rudhat ne mosha me te rritura.
Mesatarja eshte mosha 25 vjeç. Pra rreth kesaj moshe mund te fillohet kremi anti-rudhe, per te luftuar rudhat e  vockla dhe per te parandaluar rudhat e reja. Per meshkujt procesi i ‘plakjes’ fillon 25-30 vjeç.
Beni maska ushqyese ne shtepi, masazhe cdo dite (te pakten 30 minuta cdo darke). Beni shume kujdes me produktet qe zgjidhni duke filluar qe nga sapuni lares, hidratuesit: vajrat dhe kremerat. Kremi anti-rudhe, duhet te jete i pershtashem per lekuren tuaj, dhe mundesisht pa perberes Kimikë agresivë.

Elvira - Klientja jone

Trajtimi anti-rudhe mund te zgjasi deri ne moshen 35 vjeç.

Fatma Haxhialiu me kremin CHIA pergatitur nga Arberia

Lekura duhet te jete e bute dhe e hidratuar per gjate gjithe dites, vetem keshtu ajo do te shfaqi me pak rudha dhe jo shume te thella. Nje krem dite dhe nate, jane te keshillueshme per kete moshe.

35/45

Adi - Klientja jone qe prej vitit 2009


Ne moshen 35 - 45 vjeç, rigjenerimi lekures eshte me i ngadalte. Shenjat jane me intensive dhe me te dukshme, dhe gjithe kujdesi i viteve te rinise, do te duket tani. Sa me mire ta keni mbajtur nga mosha 20-35 vjec, aq me te lumtura do te ndiheni.
 Rreth kesaj moshe, nje krem Anti-moshe – anti-age (dite dhe nate), eshte i keshillueshem.
Per te zbehur shenjat e plakjes, nuk eshte nevoja t’i nenshtroheni kirurgjise apo botoksit. Ushqimi I duhur dhe hidratimi sic e thame me lart, jane sekretet me te medha. Masazhi eshte shume ndihmes dhe mund te ndryshoje 70% te gjendjes se fytyres. Maskat ushqyese dhe hidratuese duhet te jene me te shpeshta se ne te 30’at.
Praktikoni sport, joga, shetitje dhe ecje te pakten 30 minuta cdo dite. Akoma me mire nese jeni mesuar qe ne rinine tuaj me kete gje.

Tek te 50’at e me pas
Ne kete moshe rudhat nuk mund te luftohen plotesisht. Ato mund te zbuten nepermjet nje kremi cilesor por eshte e pamundur te behen plotesisht te padukshme. Stresi e lodhja jane me te theksuara gjate ketyre viteve dhe te gjitha shfaqen ne lekuren e fytyres. Qafa dhe nofulla jane me te varura, forma e fytyres ndryshon, dhe gjendja aktuale eshte edhe pasoje e viteve te shkuara, i gjithe shperblimi, per mire ose per keq, duket tani. Megjithate, per ta mirembajtur nuk eshte kurre vone.


Ne ju keshillojme te perdorni Vajra dhe Kremera 100% Bimore, pa asnje perberes agresiv/ kimik. Kremerat pregatiten me lende të para bletarieekstrakte të fresketa bimesh e lulesh të cilat e ledhatojnë lëkurën tuaj me  të gjithë Dashurinë, Delikatesën & Energjinë e tyre. 

Pa kimikate dhe pa konservante, ato nuk kane asnje efekt anesor per te ardhmen e lekures sone. Ato ushqejne dhe hidratojne ne thellesi, duke ruajtur freski dhe ngjyre te mrekullueshme. 
Porositni ne baze te lekures dhe moshes suaj.


Tiranë - Bimë Mjekësore - Rruga Hoxha Tahsin, 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri).  

Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00-19:00.




Ju mirëpresim :)


Saturday, January 20, 2018

Terapia e kërthizës

Terapia e kërthizës

Në kulturat e lashta mjekësore kërthiza konsiderohej si qendra e forcës vitale: teknika e terapisë së kërthizës përqëndrohet në stimulimin e kësaj pike vitale dhe zhvillohet ndërmjet frymëmarrjes dhe masazhit.





Kërthiza është e pozicionuar në lartësinë e vertebrës së tretë lumbare, e vetmja paralele në terren. Vija imagjinare që i bashkon quhet qendra e botës (axis of the world).



Dy fazat e kësaj terapie.

Faza e parë është frymëmarrja.

Në një dhomë të qetë mbi një tapet joge, duhet të shtrihemi në shpinë dhe duart e këmbët t’i mbajmë të shtrira e të drejtuara. Pastaj i përthyejmë këmbët duke mbështetur shputat në tokë dhe të fillojmë frymëmarrjen e thellë. Dëgjojmë me kujdes dhe vëmendje energjinë e kërthizës dhe frymëmarrjen tonë pasi kjo na dhuron një ndjesi të lehtë mirëqënieje dhe relaksi.

Faza e dytë është masazhi.
Masazhi ka lindur në epokat e lashta nga mjekësia e hershme e njerëzimit, mjekësia natyrale. Masazhi është një art antik që favorizon një lidhje të re me energjinë e trupit tonë, të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë. Të masazhosh trupin do të thotë të kuptosh që përmban një energji të brendshme dhe që është e mundur ta rizgjosh; do të thotë të kuptosh që trupi ynë është në ndryshim të vazhdueshëm sepse përfaqësohet nga një imazh dinamik, energjik. Masazhi sjell një ndryshim të thellë dhe pjesëmarrje aktive të trupit por edhe të mendjes. Është e nevojshme të qetësohemi pas një dite të 
çmendur në punë. Në këtë rast, duhet të vendosim pëllëmbën e dorës në kërthizë dhe dorën tjetër ta vendosim mbi të. Të ndjejmë ngrohtësinë që çlirohet nga kërthiza dhe që rizgjon energjinë fizike. Duhet të bëjmë 10 lëvizje rrethore si akrepat e orës derisa të shtendoset dhe të çlirohet tensioni në pjesën e barkut. 


Brenda në kërthizë hedhim disa pika vaj dhe vazhdojmë të bëjmë masazh shumë të kujdesshëm e të lehtë rreth saj. Masazhi është shumë i dobishëm për gjendjen tonë fizike, gjendjen mendore dhe gjendjen shpirtërore e cila është gjendja më e lartë (superiore ndër të treja). Mbyllni sytë dhe vazhdoni të masazhoni lehtësisht duke kontrollluar edhe frymëmarrjen. Kjo do të ndihmojë në qetësim, çlodhje dhe detoksifikim.
Mund të duket e pabesueshme por ja edhe disa të mira të tjera që mund të kemi nga terapia e kërthizës. 


Vendosni pak gjalp ghee ose 3 pika vaj Kokosi në kërthizë dhe masazhoni 3 cm rreth saj. Kjo shërben për të përmirësuar shikimin, mykun e thonjve, dhe përmirësimin e flokëve dhe lëkurës.


3 pika
vaj sinapi para se të flini.
Përsëri masazhoni 3 cm rreth kërthizës sipas mënyrës që shpjeguam më lart. Shërben për të larguar ethet, letargjinë, për të kuruar dhimbjet e artikulacioneve dhe lëkurën e thatë.

Kush vuan nga lëkura e thatë do të shohi ndryshime të mëdha pas praktikimit të kësaj metode. Aplikoni vaj ulliri ose kokosi të cilësisë më të lartë (kujdes në zgjedhjen e cilësisë), dhe do të keni mënjëherë lëkurë më të butë dhe të hidratuar. Funksionon edhe për ata që kanë akne 

Shpesh kërthiza mund të bëhet burim infeksionesh nga bakteriet që mbledh. Në fakt pastrimi i kërthizës është shumë i vështirë pasi nuk rekomandohet prekja e saj. Nëse përdorni pak vaj sinapi ose kokosi të cilësisë më të mirë, infeksionet dhe bakteriet do të largohen për shkak të cilësive të tyre antimikrobiale dhe antimykotike.

Kjo mënyrë qetëson edhe dhimbjet e stomakut dhe dhimbjet menstruale. Provojeni dhe do të keni lehtësim të menjëhershëm. Thuhet se ndihmon edhe për të rënë nga pesha e tepërt dhe për të risjellë energjinë e humbur. 



KUJDES!

* Mos ushtroni presion në kërthizë. Masazhin bëjeni 3 cm rreth saj në zonën abdominale.

* Pas terapisë bëni një dush lehtësues.

* Cilësia e vajrave që do të përdorni duhet jetë më e mira. Nëse zgjidhni cilësi të dyshimta, efekte do të jenë të kundërta.

* Cilësinë më të mirë të këtyre vajrave e gjeni në dyqanin 
Bimë Mjekësore e të Prodhuara nga firma e çertifikuar Ndërkombëtarisht Arbëria.


Provojeni këtë terapi dhe na shkuani rezultatet dhe përshtypjet tuaja. 


Arbëria ®