Kurkumina që gjendet tek rrënja e kurkumës kontrollon formimin e qelizave dhjamore dhe venat e gjakut të cilat ndihmojnë në formimin e tyre. Kurkumina rrit nivelet e antioksidantëve dhe ul inflamacionet në organizëm. Ai ndikon në tensionin e lartë të gjakut, hipotiroidizmi, nivelet e larta të kolesterolit, glukozën në gjak, rezistencën ndaj insulinës dhe stresi.
- ·
Balancon metabolizmin e yndyrnave
- ·
Lufton inflamacionet kronike
- ·
Përmirëson simptomat e hipotiroidizmit
- ·
Lufton sindromën metabolike
- ·
Ul nivelin e stresit
Ata që kanë
luftuar me mbipeshën e dinë që kurkuma është një përbërës i shumëgjendur në disa
produkte dhe çajra që ndihmojnë në humbjen e peshës. Ky përbërës i artë pikant që vjen
nga lindja, mund të parandalojë një sërë problemesh shëndetësore si; diabeti,
artriti, alzaimeri dhe kanceri, vetëm falë kurkuminës. Po lidhur me humbjen e
peshës? Le të vazhdojmë leximin.
Arsyeja e parë pse ne akumuojmë dhjamë është
se, marrim më shumë kalori nga sa djegim. Kaloritë e tepruara depozitohen në trup
në formën e dhjamit. Ky dhjamë ose mbështjell organet tona jetike (dhe është
tejet i rrezikshëm), ose depozitohet nën shtresën e lëkurës. Ne shtojmë peshë
ose nga pasiviteti (nuk merremi me sporte apo aktivitete të tjera fizike), ose
nga hipotiroidizmi, stresi, depresioni, pagjumësia, inflamacionet kronike etj. Kurkuma,
përveçse lufton obezitetin, lufton edhe kundër të gjitha këtyre dukurive.
Kur konsumohet me bimë të tjera (pikante dhe jopikante),
kurkuma ndihmon në uljen e masës dhjamore duke
qenë se ndikon në metabolizmin lipid i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në
zhvillimin e obezitetit.
Mund ta përdorni kurkumën si çaj, mund të përgatisni qumështin e artë (qumësht të ngrohtë me kurkumë), mund të përgatisni gatime të ndryshme si pilaf, supë ose fileto pule me kurkumë, etj, etj.
Mund ta përdorni kurkumën si çaj, mund të përgatisni qumështin e artë (qumësht të ngrohtë me kurkumë), mund të përgatisni gatime të ndryshme si pilaf, supë ose fileto pule me kurkumë, etj, etj.
Tiranë, Dyqani Bimë Mjekësore, Rruga “Hoxha Tahsin”, 30 metra mbi Qendrën Stefan.
Nga e HËNA - SHTUNËN. Ora: 12:00 -19:00.
Ju mirëpresim te gjithëve!
No comments:
Post a Comment