Tuesday, June 16, 2020

Pastrues fytyre me Vitaminë C


Pastrues grimi ose thjesht pastrues i lëkurës nga pluhurat e ditës.
Fshi për një minutë të gjitha shtresat e grimit mbi lëkurën tënde, bashkë me to edhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës!

Një pastrues delikat 100% natyral me një boom Vitamine C në përmbatje.




Është formuluar në mënyrë të tillë që t’i japë sa më shumë shkëlqim dhe vitalitet lëkurës së fytyrës në çdo moshë, çdo ditë, çdo ambjent, çdo situatë!

Vepron duke pastruar thellësisht me delikatesë, çdo lloj grimi, pa e zhveshur lëkurën nga sebumi i saj natyral. Pastron poret në thellësi, nuk e lejon lëkurën të krijojë shtresa papastërtish, qelizash të vdekura dhe yndyre të tepërt pasi nuk e dëmton pH.

Redukton squqjet dhe acarimet, kapilarët e hollë në fytyrë, hidraton mjaftueshëm lëkurën, favorizon prodhimin e kolagjenit, zbeh njollat kafe.

Eshtë një antioksidant me potencial të lartë! E lë lëkurën super të butë, të pastër, të lëmuar, e të shndritshme. Rigjallëron dhe tonifikon edhe lëkurat më të lodhura.

Formula e këtij pastruesi fytyre është pasuruar me një dozë të mirë Vitamine E dhe B kompleks pikërisht për të mbrojtur qerpikët e dobët dhe të shkurtër, si edhe për të nxitur sadopak rritjen e tyre.




Të gjithë këta përbërës 100% natyralë janë harmonizuar në një kombinim të përsosur me Aloe Vera (xhel të marrë direkt nga gjethet e bimës), dhe kjo ja shton vlerat kurative këtij produkti duke e bërë shumë efikas edhe në shërimin apo qetësimin e lëkurave të acaruara nga aknet, shenjat, apo plagët e tyre (që shkaktohen nga ngacmimi i vazhdueshëm).

Kombinimi i Aloes me Vitaminën C, ndihmon në pastrim të thellë dhe zvogëlim të poreve, tendosje të të gjithë lëkurës së fytyrës, rigjallërim total të saj dhe rinim të padiskutueshëm.

I përshtatshëm për çdo moshë, ideal për çdo lloj lëkure.

Pa fragrancë artificiale, pa alkohol, kjo formulë tërësisht botanike, ju jep sigurinë dhe mundësinë ta merrni kudo me vete dhe ta përdorni pa hezituar në udhëtime, punë, shkollë, qoftë për të pastruar grimin qoftë për ta qetësuar, hidratuar dhe rifreskuar lëkurën në momentet që ajo ka më shumë nevojë.

E gjeni në dyqanin 
Bimë Mjekësore

110 ml shishe spray - 10 mijë lekë të vjetra!


Adresa:


Tiranë - Dyqani Bimë Mjekësore, Rruga Hoxha Tahsin - 30 metra larg Qendrës Stefan.

Nga e HËNA - SHTUNËN. Ora: 12:00 -19:00.

Ju mirëpresim!

Instagram: https://www.instagram.com/arberia_products/
Facebook: https://www.facebook.com/Arberiaproducts/

No comments:

Post a Comment