Sunday, April 17, 2016

Vaji i Suzamit - Mbreti i vajrave



Përse vaji i suzamit njihet si mbreti i vajrave?

Material nga
''Arbëria''
Vaji i suzamit përftohet nga ekstraktimi i farave të suzamit të cilët në gjuhën shkencore njihen me emrin Sesamum indicum. Fillimisht këto fara janë gjendur në Afrikë, e më pas janë përhapur në Indi dhe vende të tjera. Ekstraktimi, shtrydhja e farave në temperaturë të ftohtë, me makineri të posçme të specializuara, prodhon vajin më cilësor dhe më kurativ. Vetëm i shtrydhur në temperaturë të ftohtë, vaji i suzamit ka cilësitë kurative të cilat do t'i shpjegojmë më poshtë.

Sa më i freskët dhe sa më i qartë të jetë në ngjyrë
(ngjyrë e verdhë e artë), aq më kurativ është ai. Një cilësi të tillë prodhuar me temperaturë të ftohtë, pa konservantë dhe super të freskët, e gjeni të prodhuar nga Firma ''Arbëria'' që prejt vitit 2009 në dyqanin 
Bimë Mjekësore.



Të mirat shëndetësore të vajit te suzamit 
përfshijnë aftësinë e tij për të përmirësuar gjendjen e flokëve, lëkurës, zemrës, kockave, tensionit të lartë, etj. Ky vaj është përdorur që në lashtësi, qindra e qindra vjet më parë. Në kulturën Indiane është përdorur gjerësisht për kurim dhe mirëqënie. Vaji i suzamit është antibakterial natyral për disa lloje patogjenesh të lëkurës si: kërpudha, stafilokoku, streptokoku etj.

Në kulturën Indiane ''Ayurveda'', përdoret si kurë për zhbllokimin e arterieve. Në Hollandë, përdoret nga mjekë Ayurvedikë për kurimin e diabetit, hepatitit dhe migrenës.

Vaji i Suzamit përdoret edhe për të ndaluar përhapjen e melanomës malinje (një lloj kanceri lëkure). (PROSTAGLANDIN LEUKATRINES and ESSENTIAL FATTY ACIDS 46: 145-150, 1992).


Vaji i Suzamit gjithashtu ka ndaluar përhapjen e qelizave kancerogjene në zorrën e trashë, tek disa pacientë. (ANTI CANCER RESEARCH 11: 209-216, 1992).

Studimet tregojnë se vaji i Suzamit është një Antioksidant shumë i fuqishëm. Tek indet nën lëkurë, ky vaj neutralizon oksigjenin. Ai depërton me shpjetësi në lëkurë duke hyrë në gjak nëpërmjet kapilarëve. Molekulat e vajit të suzamit mirëmbajnë kolesterolin e mirë 
(HDL) dhe ulin kolesterolin e keq (LDL).

Vaji i Suzamit mbështet dhe ndihmon në rritjen dhe riprodhimin e qelizave të reja.

Në sistemin tonë tretës (aparatin tretës, stomakun) dhe zorrën e trashë, disa qeliza ushqehen nga yndyra e mirë (yndyra natyrale) dhe jo sheqeri. Prania e vajit të suzamit u siguron këtyre qelizave ushqimin e duhur esencial.

Nëse ky vaj përdoret me pika në hundë, kuron sinusitin kronik.

Nëse përdoret për lyerje lëkure, disa toksina që treten në ujë, i ngjiten molekulave të vajit të suzamit, duke u larguar më pas nëpërmjet larjes së lëkurës. I përdorur së brendshmi, molekulat e vajit tërheqin toksinat të cilat më pas dalin nga trupi nëpërmjet jashtëqitjes. Ja pse thuhet në çdo material, që vaji i suzamit ndihmon në detoksifikimin e organizmit.

Nëse përdoret në dush ose vaskë, i përzier me ujë të vakët, vaji i suzamit mban nën kontroll infeksionet vaginale.

Vaji i Suzamit përthithet lehtë dhe depërton deri në placën e kockës. Ai ndihmon që kyçet të jenë më të përthyeshme dhe lehtëson dhimbjet (tek gjunjët, kaviljet etj). Masazhoni 
me lëvizje rrethore pikat kyçe të këmbëve dhe duarve, për të stimuluar energji dhe vitalitet. Vaji i Suzamit ndihmon edhe në tonifikimin e lëkurës, sidomos në zonën rreth hundës ku poret kanë tendencë të zmadhohen. Masazhojeni lëkurën e fytyrës me vaj suzami, për 5-10 minuta çdo ditë. 


Për sa i përket moshës së adoleshencës dhe akneve, të rinjtë e sotëm nuk janë të mirëinformuar. Ata mendojnë se yndyra NATYRALE e farërave dhe bimëve, është e dëmshme për lëkurën e tyre. Ajo që ata nuk dinë është se, yndyra e dëmshme është ajo JO-NATYRALE e cila gjendet në produktet TOKSIKE si kremërat, xhelërat larës apo pudrat kozmetike komerciale, të cilat reklamohen si të magjishme. Janë pikërisht ato që i shtojnë yndyrën lëkurës së tyre, pikat e zeza dhe aknet/puçrat. Këto produkte kozmetike komerciale, nuk janë të përshtatshme për lëkurat e reja delikate. Lëkura të tilla të adoleshentëve dhe të rinjve, duhen trajtuar me kujdes vetëm me produkte natyrale Bio-organike, ndër të cilat bën pjesë edhe vaji i Suzamit i cili është tepër delikat dhe veprues shumë i mirë kundër akneve. Ajo mban nën kontroll shumimin e tyre, neutralizon helmet - toksinat që zhvillohen nën lëkurë dhe brenda poreve. Me vajin e Suzamit, nuk do të keni nevojë për asnjë produkt kozmetik. Ndër faktet më magjepsëse është se, vaji i Suzamit nuk shkakton alergji.


Në këto vite eksperiencë të Bimë Mjekësore, asnjë përdorues i vajit të suzamit nuk ka pasur alergji prej tij, madje edhe në raste shumë delikate e të komplikuara të lëkruave shumë të ndjeshme dhe alergjike, vaji i Suzamit prodhuar nga ''ARBËRIA'', ka stabilizuar dhe lehtësuar gjendjen e tyre.


I përdorur në lëkurën e bebeve, edhe në zonën që mbulohet nga pampersi, ai do të qetësojë dhe zbusi gjendjen e acaruar dhe të skuqur.
Për fëmijët që shkojnë në shkollë, lyeni pak hundët për t'i mbrojtur nga viruset dhe ftohjet dimërore.

Në kuzhinën Aziatike (Kineze dhe Japoneze), si edhe në Lindjen e mesme, është një nga vajrat më të përdorur në gatim.

Për zemrën: Vaji i suzamit është shumë i lehtë dhe i këndshëm në shije, prandaj në shumë kultura përdoret gjerësisht në gatim. Në sallatëra, salca, dressing apo ëmbëlsira nuk ka rëndësi, rëndësi ka ta përdorni. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, përfshi këtu sesamol dhe sesamin, të cilat e mbajnë sistemin kardiovasular nën kontroll, dhe ulin nivelet e kolesterolit. Kjo ndikon edhe në uljen e arteriosklerozës. Pra ne do të jemi shumë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskolare nëse shtojmë vajin e suzamit në dietën e përditshme.

Për kockat: Mineralet më të rëndësishme si bakër, zink, kalcium, i gjejmë tek suzami. Këto tre minerale, janë më të çmuarit për rritjen dhe forcimin e kockave. Në çdo moshë ai nuk duhet të mungojë. Kur jemi të vegjël kemi nevojë për ushqimin e duhur që kockat të rriten të forta, kur jemi të rritur kemi nevojë të mirëmbajmë ato, ndërsa moshat e thyera kanë nevojë për rigjenerimin e tyre. Përdorimi i vajit të suzamit do të parandalojë sëmundjet e ostoporozës dhe sëmundjeve të tjera të moshës.

Për lëkurën: Vaji i suzamit është i pasur me zink i cili është një nga mineralet më të rëndësishme për lëkurën. Ai rrit elasticitetin dhe e lëmon sipërfaqen e saj. Duke e përdorur rregullisht atë për masazh, pakësohen shenjat e plakjes dhe njollave të vjetërsisë së lëkurës. Ai mund të përdoret si mbrojtës diellor pasi krijon një shtresë mbrojtëse në lëkurë,një mënyrë tjetër kjo për t'i ndaluar toksinat apo radikalet e lira të sulmojnë lëkurën tonë.


Për flokët: Vaji i suzamit ndihmon në pakësimin e zbokthit. Ai po ashtu ndalon rënien dhe pakësimin e tyre. Një masazh i lehtë në skalp, nxit qarkullimin e gjakut duke përmirësuar gjendjen flokëve të dobësuar, që bien apo që janë shumë të thatë. Përveç masazhit në skalp apo maskave të ndryshme që mund të aplikoni, një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë është të shtoni vaj suzami në shampon tuaj të flokëve dhe pak xhel të aloes (të marrë direkt nga gjethet e freskëta). 




Flokët nuk do të kenë nevojë fare për balsam, do të jenë më të shëndetshëm, më të butë. Do të keni më pak rënie, më pak probleme me tharjen dhe më pak dëmtime të skalpit. Për trajtime më intensive aplikoni maska para larjes me vajrat tuaj të preferuar sipas llojit të flokut.



CILËSINË e PARË prodhuar me temperaturë të ftohtë, pa konservantë dhe super të freskët, e gjeni të prodhuar nga Firma ''ARBËRIA'' që prejt vitit 2009 në dyqanin Bimë Mjekësore.


 Çertifikuar nga TÜV Austria




ADRESA:


TiranëBimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.




Ju mirëpresim!


No comments:

Post a Comment