Material i përzgjedhur dhe i përkthyer nga Bimë Mjekësore
Të drejtat e këtij Prodhimi Bio Organik, 100% Natyral i takojnë Firmës ''ARBËRIA''.
Vaji i bajameve të ëmbla
Bajame është një
pemë që origjinon nga Lindja e mesme dhe Azia e jugut. Bajamet rriten shumë më mirë
në zonat mesdhetare falë klimës së ngrohtë e të butë. Për fat, kjo pemë e
mrekullueshme rritet edhe në Shqipëri dhe zona që ka bajamet më të pastra
biologjikisht falë tokave të pakontaminuara, është ajo e jugut tonë.
Firma prodhuese ''ARBËRIA'' përdor pikërisht bajamet e kësaj zone për prodhimin e vajit të tyre me
Sistem të ftohtë 100% Natyral. Ekstraktimi i bajameve të ëmbla me temperaturë
të ftohtë nga firma Arbëria, sjell tek ju vajin më cilësor, më kurativ dhe më
të shijshëm, që prej vitit 2009 e deri sot. Vaji i ofruar nga ne, ka të gjitha
cilësitë Ushqyese dhe Kurative që përmbajnë edhe vetë bajamet.
Prodhimi ynë vendas sjell
tek klienti shqiptar këtë mundësi për herë të parë në Shqipëri. Avantazhin për
të pasur në dorë një Produkt 100% natyral i cili prodhohet i freskët çdo javë.
Pa konservantë dhe
pa kaluar në proçese përpunimi / denatyrimi, i ruajtur në kushte të rrepta
frigoriferike, paketuar në shishe qelqi të errët e të mbyllur hermetikisht, në
mënyrë që të ruajë të gjitha cilësitë kurative.
Vetëm në këtë mënyrë ky produkt
nuk oksidohet duke ardhur tek ju pa ju dobësuar apo zbehur, vlerat natyrale që zotëron.
Cilat janë dobitë e vajit të bajameve të
ëmbla?
Frutat e thata të
bajames përmbajnë shumë vlera ushqyese, vitamina dhe minerale esenciale për
organizmin tonë të cilat po i rendisim më poshtë:
Energji
Fibra
Karbohidrate
Proteina
Vitaminat:
Thiamine (B1)
Ribloflavin (B2)
Niacin (B3)
Acid Pantotenik (B5)
Vitaminë B6
Folate (B9)
Vitaminë E dhe K
Mineralet:
Kalcium
Hekur
Magnez
Manganese
Hekur
Magnez
Manganese
Fosfor
Potas
Zink
Sodium
Disa studime tregojnë se, nëse yndyrnat shtazore zëvendësohen me vajin e bajameve, ulet ndjeshëm niveli i kolesterolit dhe trigliceridet. Një lugë gjelle me vaj bajamesh përmban 120 kalori yndyrnash të pangopura (yndyrna të shëndetshme natyrale të cilat i duhen trupit tonë në mënyrë që të mos akumulojë dhjamë dhe kolesterol). Vaji i bajames përmban gjithashtu 17% Acid Linoleik (Omega-9), 62% Acid Oleik (Omega-6). Omega-3 gjendet në sasi shumë të vogla tek bajamet.

Sipas Departamentit
të agrikulturës në Amerikë, vaji i bajameve përmban fitosterole të cilat
kurojnë kolesterolin e keq. Ata këshillojnë konsumimin e 150 miligramë vaj
bajmesh në ditë, për të ulur suksesshëm nivelet e kolesterolit.
Vitamina E e pranishme tek bajamet e ëmbla, është një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga plakja. Vitamina E është një vitaminë rrënjësore për organizmin e cila ndihmon në tretjen e dhjamit. Mbi moshën 14 vjeç këshillohet të konsumohet doza 15 miligramë në ditë.
Siç e përmendëm edhe më lart, vaji i bajameve përmban edhe Omega-3, Omega-6, Omega-9, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës dhe flokëve. Këto vlera esneciale janë exhde një ''armë'' shumë e mirë kundër obezitetit dhe diabetit. Shumë studime konkludojnë që potenciali i vajit të bajameve qëndron në aftësinë për të ndikuar disa mikroorganizma që ndodhen në stomakun tonë.

Për të pastruar zorrët.
Shtoni 1 luge kafeje me vaj bajamesh te embla në lëng frutash (të pergatitur vetë), smooothie apo qumësht. Pijeni në mbrëmje para se të flini. Kjo është një mënyrë shumë e mire për të pastruar zorrët dhe për të tejkaluar problemet e konstipacionit.
Mbrojtja nga kanceri në zorrë.
Sipas studimeve
shkencore konsumimi i vajit të pastër të bajames, pakëson rrezikun e kancerit
të zorrëve.
Të mirat kozmetike dhe efektet në lëkurë.
Vaji i bajameve të ëmbla është një zbutës dhe hidratues i thellë, i përsosur.
Zbut / hidraton lëkurën në thellësi. Nëse ndjeni lëkurë të thatë pas dushit, mos e neglizhoni përdorimin e tij.
Vaji i bajameve të ëmbla është një zbutës dhe hidratues i thellë, i përsosur.
Zbut / hidraton lëkurën në thellësi. Nëse ndjeni lëkurë të thatë pas dushit, mos e neglizhoni përdorimin e tij.
Trajton lëkurën e thatë e pa jetë. Masazhi me vaj bajamesh këshillohet të bëhet
rregullisht nëse vuani nga lëkurat e thata, të ashpra dhe pa shkëlqim. Vetëm
disa javë masazh dhe lëkura do të ndryshojë pamje.
Lëkurë e lëmuar me shkëlqim si mëndafsh. Edhe për lëkurat mikse ky vaj është ideal. I
shoqëruar me masazh të rregullt balancon yndyrën, pH e lëkurës, dhe
njëtrajtëson ngjyrën duke dhënë një lëmim dhe shkëlqim vital.
Për rudhat e para. Nëse vini re rudhat e para në zonën e syve
apo anash buzëve merrni menjëherë masat e duhura. Një përzierje e thjeshtë e
vaji të bajames me vaj kokosi bën mrekullira për të lehtësuar rudhat e para. Masazhi
me këtë përzierje do të përmirësojë dhe rivitalizojë qarkullimin e gjakut duke
ndikuar edhe në tonifikimin e lëkurës së fytyrës.
Pakëson nxirjen e lëkurës nga dielli. Për shkak të ekspozimit të gjatë në diell, disa
pjesë të trupit dhe fytyrës mund të nxihen më shumë. Për të njëtrajtësuar
ngjyrën e lëkurës aplikoni këtë përzierje: qumësht pluhur, vaj bajamesh dhe
lëng lime (limoni jeshil). Lyeni zonat e errëta me këtë pastë, mbajeni 20
minuta, më pas bëni dush.
Specialisët e këshillojnë shumë vajin e bajames për cilësitë terapeutike që ka për lëkurën e fytyrës dhe trupit. Ai shpërndahet lehtësisht (nuk është ngjitës, viskoz) dhe mund të përdoret pa krijuar bezdi. Është i lehtë dhe i përthithshëm nga lëkura, duke depërtuar me shpejtësi në thellësi të saj. Duke u përdorur rregullisht i jep një pamje rinore lëkurave të pjekura.
Vaji i bajames për flokët.
Për të larguar zbokthin. Shumë njerëz vuajnë nga skalpi i thatë dhe
kjo u shkakton zbokth. Vaji i bajames ndihmon në lehtësimin e gjendjes vetëm
duke aplikuar pak vaj me ndihmën e masazhit direkt në lëkurën e kokës. Lani
flokët pas 30 minutash.
Për flokë me shkëlqim. Aplikoni vaj bajamesh nga rrënja deri tek
majat për të dhuruar shkëlqim natyral dhe bukuri në flokët tuaj. Mos përdorni
shumë vaj pasi nuk do të përthithet nga flokët. Aplikoni pak sasi dhe
shpërndajeni me kujdes edhe në maja për të trajtuar majat dyshe.
Për të forcuar flokët e dobët. Përdorimi i rregullt i këtij vaji, forcon
flokët dhe bën krehjen më të lehtë. Falë zinkut dhe mineraleve të tjera,
rrënjët e flokëve do të jenë më të qëndrueshëm.
Trajtimi me vaj të ngrohtë. Masazhi me vaj të ngrohtë në flokë, ndimon
për një hidratim më të thellë dhe më efikas. Trajtojini flokët të paktën 1 herë
në javë me hot-oil massage,
dhe ato do të rriten edhe më shpejt.
Masazh për trupin.
Vaji i bajameve
është mjaft terapeutik edhe për dhimbjet muskulare dhe trupore në përgjithësi.
Ai çlodh muskujt, relakson trupin, dhe rigjallëron të gjithë qënien tonë.
Mund të përdoret pak vaj i ngrohtë edhe për masazh në pjesën e gjoksit /
kraharorit për të lehtësuar dhimbjet apo ftohjet. Është i njohur për parandalimin e strijave (smaliaturave) dhe shërimin e plagëve sipërfaqësore.
Këtë vaj të mrekullueshëm ushqimor me cilësi kurative, mjekësore dhe terapeutike, mund ta porositni në Adresat e mëposhtme:
Tiranë - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:30.
Durrës - Soho Lounge (përballë Torres) Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.
Durrës - Soho Lounge (përballë Torres) Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.
No comments:
Post a Comment