Ky produkt bën pjesë në Serinë Luksoze - Limited Edition
Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar Bimë Mjekësore
Copyright: Firma Prodhuese Arbëria & Bimë Mjekësore
Copyright: Firma Prodhuese Arbëria & Bimë Mjekësore
Vaji i makadamias, për një lëkurë të re e të shëndetshme
Origjina e vajit të makadamias
Vaji i makadamias biologjikisht i pastër përfitohet duke shtrydhur me sistemin e ftohtë arrat (frytet) e pemës
së makadamias.
Pema e makadamias e ka origjinën nga Australia, por tani kultivohet edhe në
Sh.B.A., në Brazil, në Bolivi, në Afrikën e Jugut, në Havai, në Zelandën e Re,
në Izrael, etj. Kjo pemë, frytet e para i jep gjashtë-shtatë vjetë pas
mbjelljes.
Vaji i makadamias konsiderohet një vaj i veçantë, special, sepse është i
vetmi që përmban acid esencial palmitoleik, i cili është një acid esencial i
pranishëm në sebon (yndyrën) e lëkurës sonë. Për këtë arssye, vaji i makadamias
ka ngjashmëri natyrale me yndyrën e lëkurës.
Vaji natyral, biologjikisht i pastër i makadamias ka ngjyrë të verdhë të
kthjellët, është fluid dhe ka aromë neutrale.
Vaji i makadamias jeton gjatë. Në ambiente të freskëta, pa dritë, reziston 1 vit pa i humbur
cilësitë e tij të mrekullueshme.
Përbërja e vajit të makadamias
Përbërëst kryesorë të vajit të makadamias janë:
1 – Acid oleik .................................... 60 %
2 – Acid palmitoleik .......................... 19 %
3 – Acid linoleik .................................2.8 %
4 – Acid linoleik .................................1 %, etj.
Cilësitë kryesore vepruese të tij
1 – Ushqyes. Duke patur një përbërje të
pasur me acide yndyrore të njëjta me ato të lëkurës, veçanërisht me acid
palmitoleik, e ushqen lëkurën në mënyrë natyrale, me efektivitet shumë të
lartë.
2 – Hidratues
(Siguron stabilitet të shkallës së hidratimit të lëkurës)
3 – Elastizues
4 – Ekuilibrues i
çmuar i sekrecionit lipidik (yndyror) të lëkurës
5 – Antimoshë
6 – Zbutës
7 – Depërtues
shumë i mirë. Përthithet shpejt, nuk krijon shtresë yndyrore artificiale dhe
nuk bllokon poret e frymëmarrjes natyrale të lëkurës.
8 – Antizmaliaturë
9 – Mbrojtës nga
veprimi i diellit dhe i erës
10 – Stimulon mikroqarkullimin lokal (të gjakut në
sipërfaqe të lëkurës)
11 – Ka cilësi cikatrizuese dhe lenitive (qetësuese të
acarimeve në përgjithësi). Lëkurës i jep hieshi të admirueshme.
Pse rekomandohet përdorimi i vajit të makadamias
Vaji i makadamias është i pasur me acide yndyrore në përgjithësi dhe,
veçanërisht me acid yndyror palmitoleik – i njohur edhe si omega – 7. Ky është
një acid yndyror njëfish i pangopur (monoinsaturo), që shërben për metabolizmin
e lipideve.
Acidi yndyror palmitoleik gjindet në përbërje të yndyrës natyrale të
lëkurës, sidomos te fëmijët e porsalindur dhe në përgjithësi gjindet në lëkurën
e gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve, por me kalimin e viteve, sasia e acidit
palmitoleik (omega – 7) në lëkurë pakësohet vazhdimisht, duke u hapur udhë
rrudhave dhe plakjes së saj.
Vaji i makadamias ndihmon që lëkura të pasurohet me këtë substancë (omega –
7) dhe, në këtë mënyrë bëhet një mjet i përsosur për të patur një lëkurë të re
dhe të shëndetshme.
Vaji i makadamias këshillohet në
këto raste
n është veçanërisht hidratues dhe zbutës për lëkurë të thatë dhe për lëkurë të varur. Thithet shpejt dhe nuk
lë gjurmë yndyre në sipërfaqe të lëkurës
n këshillohet kundër kuperozës dhe kundër problemeve të
shkaktuara nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në lëkurë
n këshillohet në lëkurë mikse
n në lëkurë të yndyrshme
n në trajtimin e lëkurës së irrituar
n në lëkurë me cikatrice
n për trajtimin e lëkurës delikate, të ndjeshme ose të
dëmtuar
n për parandalim të zmaliaturave
n është një vaj ekstra për masazh, natyrisht i pasuruar me
vajra esencialë sipas dëshirës.
Mënyrat e përdorimit
n Vaji i makadamias përdoret i vetëm, duke u vendosur dy
herë në ditë direkt në lëkurë me një masazh të lehtë, si çdo vaj tjetër.
n Përdoret, sipas rastit dhe porosisë për
rastet specifike, i kombinuar me vaj bajame, lajthie, avokado, jojobe etj.
n Përdoret në përbërje të shumë lloje kremrash dhe maskash
n Përdoret për masazh të gjithë trupit.
n Përdoret edhe për konsum ushqimor, përgatitje dhe skuqje
ushiqmesh, ëmbëlsira etj.
Kremi i përgatitur me vajin
e makadamias, është një eliksir bukurie për të gjitha moshat. I përshtatshëm
për të ruajtur freskinë e lëkurave të reja dhe për të rigjeneruar e rikthyer
vitalitetin lëkurave të lodhura.
Në bashkëpunim me dyllin e
bletës, vetitë kurative dhe mirëmbajtëse të këtij kremi shumëfishohen, duke e
bërë këtë krem një produkt të çmueshëm për të gjitha moshat dhe tipet e
lëkurës. I pasur me phytosterole të cilat kanë ndikim të madh në lëkurë ky
krem ka cilësi qetësuese dhe kuruese, ja pse e kryen në mënyrë perfekte
funksionin mbrojtës ndaj lëkurës. Phytosterolet e ndihmojnë lëkurën të
rekuperojë nga dëmtimet që mund të kenë shkaktuar produktet kozmetike kimike,
mosha, apo aknet. I përdorur për mirëmbajtje në moshat e reja ky krem do të ruajë gjatë freskinë, shkëlqimin dhe bukurinë rinore të lëkurës.
Vetëm me porosi individuale tek Bimë Mjekësore.
Macadamia day Elixir - 9 000 lekë
Macadamia night Cure - 8 500 lekë
Adresat:
Tiranë - 30 metra mbi qendrën Stefan (mbi pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Ora 12:00-19:00. Dyqani ka tabelën Bimë Mjekësore.
Durrës - Në katin e parë të Soho Lounge ora 09:00-20:00. Mund të orjentoheni nëpërmjet tabelës Bimë Mjekësore.
Ju mirëpresim!



No comments:
Post a Comment