Copyright: Bimë Mjekësore & Firma Prodhuese ''ARBËRIA''
Ky material nuk mund të kopjohet apo përdoret pa autorizimin e firmës ''Arbëria''.
Ky material nuk mund të kopjohet apo përdoret pa autorizimin e firmës ''Arbëria''.
Informacion i përgjithshëm për vajin e sinapit dhe për përdorimin e tij, veçanërisht në kozmetikë.
Lulja e sinapit
Përbërja e vajit të sinapit: www.facebook.com/Orjent.Line
Vaji i sinapit ka një përmbajtje të
lartë substancash bioaktive, që janë shumë të dobishme për trupin e njeriut, si,
vitamina (A, E, D, B/3, B/6, B/4, K, P), acide yndyrore shumë të
ngopura, fitosterole, klorofilë, substanca eterore, glukozide, etj.
Vaji i sinapit përmban sasi të mëdha
acid linoleik (omega-6) dhe acid linolenik (omega-3), i cili në trupin e
njeriut ka veprim të njëjtë me acidet e shumë ngopura omega-3 që përmban vaji i
linit dhe vaji i peshkut.
Vitamina A, kontribuon veçanërisht për forcimin e sistemit
imunitar dhe për zhvillimin e plotë të trupit njerëzor. Ka efekt mirëbërës në
organet e shikimit, përmirëson funksionimin e epitelit të lëkurës dhe të
mukozave.
Vitamina
E (të cilin vaji i sinapit e përmban
shumë herë më tepër se vaji i lulediellit), ka veprim mbrojtës,
antinflamator, cikatrizues dhe rigjenerues. Vitamina E ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak,
normalizon koagulimin e gjakut (duke parandaluar kështu formimin e copëzave të ngrira
– coaguli – të gjakut), forcon paretet e enëve të gjakut dhe kapilarëve, mbron
zemrën nga mungesa e magnezit dhe
oksigjenit.
Vaji i sinapit, nëpërmjet
vitaminës E, që e përmban me shumicë, luan një rol themelor në funksionimin e
organeve të riprodhimit, veçanërisht te femrat.
Vitamina D. Vaji i sinapit është një burim shumë i
mirë i vitaminës D. Kjo vitaminë, veçanërisht e rëndësishme, te vaji i sinapit
gjindet 1.5 herë më shumë sesa te vaji i lulediellit.
Vitamina D ndihmon organizmin
për të ruajtur nivele ematike normale të fosforit dhe të kalçiumit, të cilët
janë të nevojshëm për një rritje korrekte dhe për forcimin e kockave (Vitamina
D është mbrojtësi më i mirë kundër rakitizmit dhe osteoporozës).
Vitamina D forcon sistemin imunitar,
përmirëson punën e gjëdrës tiroidale, pengon lindjen dhe zhvillimin e disa
sëmundjeve kardiovaskulare dhe të lëkurës. Gjithashtu, vitamina D përdoret edhe
për parandalimin, apo kurimin e sklerozës multipla, si dhe të disa lloje
kanceri (leuçemisë, tumorit të vezoreve, të gjoksit, të prostatës dhe të
kokës).
Vitamina B/6, të cilin e përmban vaji i sinapit, përveç rëndësisë që
ka për ripërtëritjen e florës së zorrëve, rregullon kolesterolin dhe sheqerin
në gjak, përmirëson punën e sistemit nervor qendror dhe periferik (vit. B/6
është antidepresiv natyral). Vit. B/6 nga shumë mjekë quhet vitamina “e
femrave”, sepse ndihmon për të ruajtur një ekuilibër hormonal normal, dhe, ka
veprim mirëbërës në sistemin riprodhues femëror.
Jo më pak të
rëndësishme janë edhe vitaminat B/3, B/4 dhe K (vitamina antihemoragjike)...
Në përbërje të
vajit të sinapit gjinden edhe nivele të larta substancash biologjikisht aktive
të quajtura fitosterole. Fitosterolet përndryshe quhen “hormone vegjetale”.
Fitosterolet kanë cilësi antibakterike dhe antitumorale, etj., etj.
Në përgjithësi, cilësitë kryesore të vajit të sinapit janë këto:
n baktericid
n analgjezik
(zbut ose heq dhimbjet në lëkurë, në
muskuj dhe në kyçe)
n antihelmintik
(vepron kundër parazitëve të zorrëve)
n antitumoral
n antiseptik
n imunomodulator
n antiviral
n tonik
n hiperemik
(ngrohës, nëpërmjet shtimit të
qarkullimit të gjakut në zonën e masazhuar)
n dekongjestionues
n antiakne
n shërues
plagësh
n antimikotik
n antiekzemë
n antipsoriazë
n antireumatik
n antiartritik,
etj.
Përdorimi i vajit të sinapit për problemet e shëndetit:
1. -
Përdoret në kuzhinë, veçanërisht për ushqime dietetike
2. – Trajton sëmundjet e sistemit
kardiovaskolar
3. – Forcon imunitetin
4. – Parandalon infeksionet virale dhe
bakteriale
5. – Trajton sëmundjet e sistemit të
tretjes
6. – Lufton parazitët
7. – Ristabilizon ekuilibrin hormonal
te femrat
8. – Lehtëson problemet e menopauzës
9.
–
Ndihmon kundër diabetit melito (që nuk
përdorin insulinë)
10. –
Përdoret për parandalimin e anemisë
11. – Vaji i sinapit është një ndihmës i
fuqishëm për forcimin dhe rritjen e flokëve
12. –
Ndihmon kundër obezitetit
13. – Përdoret për trajtimin e sëmundjeve
të sistemit të frymëmarrjes
14. – Përdoret për kurimin e sëmundjeve
të lëkurës
15. – Kuron sëmundjet mykotike
Vaji i sinapit nuk përdoret në këto
raste:
1. – Në hiperndjeshmëri individuale
ndaj këtij produkti
2. – Nuk këshillohet kur dikush vuan
nga ulçera gastrike dhe duodenale
3. - Kur vuan nga hiperaciditeti
4. -
Kur vuan nga enterokoliti
5. – Kur vuan nga sëmundje të miokardit
Përdorimi i vajit të sinapit
në fytyrë: www.facebook.com/Orjent.Line
Vaji i sinapit përthithet me shpejtësi nga lëkura, të cilën e zbut dhe e
hidraton, ndërkohë që, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, e mbron lëkurën
nga shfaqja e rrudhave dhe nga shenjat e tjera të plakjes së parakohshme. (Është rasti këtu të rikujtojmë që vitamina A dhe vitamina
E, të cilat gjinden me shumicë te vaji i sinapit, quhen edhe “vitamina të rinisë”).
Për këto arsye, ky vaj ka një rëndësi të veçantë për parandalimin e
plakjes së lëkurës në moshat e reja dhe të mesme, ndërsa në moshat e mëdha
pengon rrënimin maksimal të lëkurës së fytyrës.
Vaji i sinapit, përveç efektit rinues e zbukurues, për
lëkurën e gjithë trupit dhe, veçanërisht për lëkurën e fytyrës, ka edhe efekt
kurativ. Shërben më së miri për të kuruar këto
sëmundje të rënda të lëkurës:
n
mykun
n
ekzemën
n
psoriazën
n
herpesin
n
aknet
n
seborrean
n
dermatitet
Përveç veprimit kurues, në të
njëjtën kohë vaji i sinapit e furnizon lëkurën me sasi të mëdha të vitaminave A
dhe E, si dhe me acide yndyrore shumë të ngopura. Këta komponentë i sigurojnë
lëkurës hidratim në thellësi si dhe ushqim cilësor natyral, duke i dhënë asaj,
pamje të shëndetshme dhe rinore, për një kohë të gjatë.
Është
me rëndësi të theksohet edhe fakti që vaji i sinapit është ndër mbrojtësit më
të mirë nga rrezet UV, duke siguruar kështu një mbrojtje të vlefshme të lëkurës
nga plakja e parakohshme. (Ky fakt është
i rëndësishëm edhe për mbrojtjen e flokëve nga dëmtimi i rrezeve të diellit në plazh, etj.)
Estetistët e përdorin këtë vaj për
të prodhuar maska dhe kremra të studiura për lëkurë të thatë, të kombinuar ose
të yndyrshme, gjithashtu edhe për lëkurë që janë nxirë shumë nga dielli.
Disa mënyra përdorimi të vajit të sinapit në lëkurën e fytyrës: www.facebook.com/Orjent.Line
Kozmetologjia moderne ka bërë hapa
gjigande përpara, në kujdesin për lëkurën e fytyrës, por asnjë ndërmarrje
botërore që studion e prodhon produkte kozmetike nuk ka arritur të krijojë
ndonjë produkt që të jetë për fytyrën më i dobishëm sesa vajrat vegjetalë 100 % natyralë.
Superioriteti i vajrave vegjetalë
në kozmetikë spjegohet me përmbajtjen në sasi dhe në cilësi ekselente të
substancave ushqyese, për të cilat lëkura ka nevojë të domosdoshme. Pra, vajrat
vegjetalë natyralë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për lëkurën e çdo lloji.
1
– Lëkura
normale
nuk do trajtohet si tip më vete, sepse në verë, lëkura normale duhet trajtuar
njëlloj si lëkura e yndyrshme, ndërsa në dimër, lëkura normale duhet trajtuar
njëlloj si lëkura e thatë.
2 -- Lëkura e thatë.
Kjo lloj lëkure e ka të domosdoshme trajtimin me vajra vegjetalë. Vajrat më të
rekomanduar për këtë lloj lëkure, janë:
n Vaji i ullirit
n Vaji i kokosit
n Vaji i suzamit
n Vaji i farave të
pjeshkës
n Vaji i farave të
rrushit
n Vaji i farave të
linit
n Vaji i sythave
të grurit
Të gjithë këta
vajra mund të përdoren për të masazhuar lëkurën e fytyrës, por mund të
përdoren edhe në formë kremi, apo maske.
Vaji i ullirit dhe
vaji i linit kanë edhe veprim të ndjeshëm pastrues. Për këtë, mjafton të
hedhim pak vaj në një tampon pambuku dhe
me të të fërkojmë fytyrën, pa përdorur shumë forcë.
Maskat
me vajra vegjetalë e ushqejnë mirë lëkurën, e bëjnë të lëmuar, e rinojnë dhe,
natyrisht, i parandalojnë rrudhat, ose, kur janë shfaqur tashmë, i zbutin dhe i
bëjnë më pak të dukshme.
Një maskë shumë e dobishme për lëkurë të
thatë: www.facebook.com/Orjent.Line
Pastroje nga lëkura një gjysmë
banane, pastaj shtype me një pirun deri sa të bëhet si krem. Shtoji një lugë
gjelle vaj ulliri (të vërtetë) natyral, mund t’i shtosh edhe një lugë kafeje
mjaltë (natyral), i përzien të gjitha dhe i vendos në fytyrë 15-25 minuta.
Shplarja e fytyrës bëhet me ujë
pak-pak të vakët. Efekti është fantastik.
3 -- Vajra vegjetalë
për lëkurë të yndyrshme:
n Vaj kalendule
n Vaj sinapi
n Vaj lulebasani
n Vaj lajthie
n Vaj suzami
n Vaj i farave të
rrushit
Këta vajra,
përdoren të pastër, të kombinuar, në formë maske ose në formë kremi.
n Një maskë e
mrekullueshme për lëkurë të yndyrshme, përgatitet në këtë
mënyrë:
Marrim një lugë gjelle me miell të freskët tërshëre, i hedhim pak
ujë të nxehtë sa të bëhet si qull, pastaj i shtojmë një lugë gjelle me vaj
sinapi. E shpërndajmë në fytyrë me delikatesë, e lëmë 15-25 minuta, pastaj e
lajmë me ujë pak të vakët dhe e lyejmë fytyrën me një krem natyral të prodhuar
me vaj kalendule, suzami ose të farave të rrushit.
Po japim disa maska me
vaj
sinapi, të përdoruara në raste të ndryshme: www.facebook.com/Orjent.Line
Maskë
për lëkurë problematike:
Pjesët problematike të lëkurës, 1-2 herë në ditë lyhen me vaj sinapi (ose me
vaj të avokados, apo të bajameve), të përziera me pak miell tërshëre.
Lyerja vazhdon 15-30 minuta, pastaj shplahet.
Maskë
për lëkurë mikse: Për lëkurën mikse mund të përdoret lyerje me vaj të
pastër sinapi,
ose vaj sinapi me 2% vaj esencial të mentes, ose të lulelivandos. (Para përdorimit të parë bëni gjithmonë një
prove alergjie.)
Maskë
për lëkurë të lodhur: Marrim një lugë gjelle me vaj sinapi, shtojmë dy
pika vaj esencial të mentes, tre pika vaj esencial livandoje, dy pika vaj
esencial dafine, një lugë kafeje me lëng të rrënjës së angjinares së
Jaruzalemit dhe një lugë kafeje me miell tërshëre. I përziejmë mirë dhe i vendosim
në fytyrë. Këtë maskë e mbajmë 30 minuta, pastaj e shplajmë.
Maskë për lëkurë
me akne, ose të irrituar: Në këtë rast përdorimi është shumë i thjeshtë: në 60 ml.
vaj sinapi hedhim 1 ml. vaj esencial të livandos, i përziejmë mirë dhe, këtë
përzierje e përdorim për të lyer fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje.
Nëse aknet (jo irritimi) janë rezistente, kësaj
përzierje mund t’i shtojmë edhe një mililitër vaj esencial të rozmarinës, ose
të sherbelit, sipas tolerancës individuale.
Maskë (locion) hidratuese që mund të përdoret për kujdesin e përditshëm të lëkurës:
Për kujddesin e përditshëm
të lëkurës, vaji i sinapit mund të përdoret i pastër, nëse lëkura e toleron
mirë, ose i pëzier në raport 1:1 (një me një) me vaj suzami, ma vaj bajame, me
vaj lajthie, me vaj luledielli, etj., sipas kërkesave biologjike të lëkurës
tuaj. Në të gjitha rastet, për një efektivitet edhe më të madh, mund t’i shtoni
vaj esencial të livandos, të rozmarinos, të mentes apo të dafinës, në masën jo
më shumë se 2 %.
Këto përzierje mund të
përdoren më së miri edhe për të lyer trupin, pas dushit ose banjos.
Flokët:
Vaji
i sinapit është një produkt tonizues dhe përforcues perfekt për flokët www.facebook.com/Orjent.Line
.
.
Ky vaj është një stimulues i
fuqishëm natyral për rritjen e flokëve, duke ushqyer drejpërdrejt rrënjën e
tyre me vitamina të domosdoshme, si dhe duke shtuar njëkohësisht
fluksin e
qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës.
Jo më pak i rëndësishëm është edhe fakti
që vaji i sinapit kryen edhe veprim të fuqishëm pastrues nga mikrobet, të
lëkurës së kokës, për shkak të cilësive të tij baktericide.
Ndërkohë, riekuilibron prodhimin e
sebos, duke luftuar me sukses zbokthin, i cili është një nga shkaqet kryesore të rënies së flokëve.
Efekti i përdorimit të vajit të
sinapit në flokë është befasues: flokët bëhen të butë, të lëshuar e të
rrëshqitshëm, si prej mëndafshi. Ky vaj e lehtëson shumë krehjen e çdo lloj floku,
edhe të atyre me kaçurela kapriçoze.
Vaji i sinapit iu jep flokëve
pamje të bukur, iu jep shkëlqim dhe gjallëri.
Mënyra
praktike të kurimit dhe
të kujdesit të flokëve me vaj sinapi. www.facebook.com/Orjent.Line
1
– a) - Në qoftë se
dikush vuan prej shumë kohësh nga zbokthi dhe nuk e heq dot
qafe atë, mund
të provojë me sukses vajin e sinapit.
Për të hequr qafe zbokthin dhe,
njëkohësisht për të forcuar e zbukuruar flokët, merr 50 gr. rrënjë hithre të
grirë, merr edhe 100 ml. vaj sinapi, ngrohi 15 minuta në banjo-mari, pastaj
vendosi në një vend pa dritë dhe leri në qetësi 15 ditë. Pas kësaj kohe
filtroje vajin dhe përdore për të lyer tre herë në javë lëkurën e kokës. Pas dy
orësh, ose më shumë, koka duhet larë me shampo natyrale.
b) – Për të
njëjtin problem,
mund të përdoret edhe vaj i pastër sinapi, në të cilin tretim një, ose dy gram vaj rozmarine, për 100
gr. vaj. Me këtë përzierje lyejmë lëkurën e kokës, një ose dy herë në
javë, sipas llojit dhe ndjeshmërisë individuale të flokëve.
2
-- Vaji i sinapit mund të përdoret edhe i vetëm,
direkt në lëkurën e kokës.
Shpërndahet me
gishtat e dorës, duke masazhuar lehtë gjithë lëkurën.
Nëse nuk jep nxehje të tepruar
të lëkurës, larja mund të bëhet pas një ore ose më shumë, sipas nevojës. Nëse
jep nxehje të tepruar, për shkak të ndjeshmërisë tuaj të lartë, lajeni kokën
shpejt dhe, herën tjetër vajin e sinapit duhet ta përzieni me vaj lini ose
ulliri. Në këtë mënyrë efekti mund të jetë më i ngadalshëm, por më i sigurtë.
Ky trajtim duhet bërë një, ose dy herë në javë, sipas nevojës.
3
-- Maskë me vaj sinapi dhe me sheqer, që ndihmon
për forcimin dhe për
rritjen e shpejtë të flokëve. Shërben edhe për
ripërtëritje të flokëve pas dëmtimit nga dielli, ose pas shfaqjes së dopio
majave.
Maska
me vaj sinapi për flokët, në lëkurën e kokës krijon efekt ngrohës, shton
qarkullimin e gjakut dhe ushqen mirë rrënjët e flokëve. Si rezultat i këtij ndikimi,
flokët bëhen më të fortë e më të dendur. Vaji i sinapit ka edhe cilësi tharëse,
përthith yndyrën dhe normalizon funksionin
e gjëndrave yndyrore, prandaj, i papërzier përdoret më shumë si maskë për flokë
të yndyrshëm.
Për flokë normalë, ose të
thatë, ky vaj, edhe në maska, përzihet në raport 1:1 me vaj lini ose me vaj
kokosi.
Receta e maskës
me vaj sinapi dhe me sheqer për forcimin dhe rritjen e shpejtë të flokëve: www.facebook.com/Orjent.Line
Merr 2 lugë gjelle vaj sinapi të
shtrydhur me sistemin e ftohtë, shtoi 1 lugë kafeje me sheqer dhe përzieji
mirë, gjersa sheqeri të tretet plotësisht. Kësaj maske mund t’i shtohet edhe
gjysmë e verdhë veze dhe një lugë çaji vaj lini. (Shqerin mund ta zëvendësojmë me mjaltë.)
Pasi gjithçka është përzier mirë,
me këtë përzierje lyejmë lëkurën e kokës, duke e masazhuar pa pushim disa
minuta.
Kujdes!
n Para përdorimit
të kësaj maske, bëni një prove alergjie në një pjesë të vogël
të lëkurës së
kokës. Nëse prova e lejon përdorimin e kësaj maske, vazhdoni me qetësi.
n Pas lyerjes së
kokës me këtë maskë, lëkura duhet të ngrohet, më pak ose më
shumë, sipas
llojit të vajit të përdorur (sepse ekzistojnë disa lloje të ndryshme sinapi).
Nëse ngrohja është lehtësisht e perceptueshme, domethënë normale, maskën mund
ta mbash nga 30 minuta deri në 2 orë, pastaj e lan me shampo natyrale.
n Në qoftë se
ngrohja është e pakët, e pamjaftueshme, herën tjetër shto edhe
një tjetër lugë
kafeje me sheqer.
n Në qoftë se
ngrohja është e fortë qysh në fillim, dhe, në qoftë se shkon deri
në nxehje, koka
duhet larë menjëherë dhe, herën tjetër në maskë hidh vetëm gjysmë lugë kafeje
me sheqer.
Nëse keni flokë normalë, kjo maskë
bëhet një herë në javë. Nëse flokët tuaj janë të yndyrshëm, këtë maskë
duhet ta bëni dy herë në javë, deri në stabilizim të yndyrës, pastaj vazhdoni
ta vendosni një herë në javë.
Nëse flokët tuaj janë të thatë,
vaji që pëdoret në këtë maskë duhet përzier në raport 1:1 me vaj lini, ose me
vaj kokosi.
Kjo maskë mund të kombinohet edhe me
maska thjesht ushqyese, me vajra yndyrorë dhe bimë mjekësore, sipas preferencës
tuaj.
.
Fusha të mbjella me lulen e sinapit.
60 ml - 9 mijë lekë (të vjetra).
Këtë vaj mund ta porositni 100% NATYRAL në ADRESAT:
Tiranë - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) Përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.
.
Ju mirëpresim të gjithëve!
nordniapecne Jason Brandt https://wakelet.com/wake/v3RsYss9gqdGPsl2gabSe
ReplyDeleteapexnale
0coiitMin_wa Cyndi Peacock Click
ReplyDeleteDownload
kizrisoper