Sunday, April 17, 2016

Vaji i Suzamit - Mbreti i vajrave



Përse vaji i suzamit njihet si mbreti i vajrave?

Material nga
''Arbëria''
Vaji i suzamit përftohet nga ekstraktimi i farave të suzamit të cilët në gjuhën shkencore njihen me emrin Sesamum indicum. Fillimisht këto fara janë gjendur në Afrikë, e më pas janë përhapur në Indi dhe vende të tjera. Ekstraktimi, shtrydhja e farave në temperaturë të ftohtë, me makineri të posçme të specializuara, prodhon vajin më cilësor dhe më kurativ. Vetëm i shtrydhur në temperaturë të ftohtë, vaji i suzamit ka cilësitë kurative të cilat do t'i shpjegojmë më poshtë.

Sa më i freskët dhe sa më i qartë të jetë në ngjyrë
(ngjyrë e verdhë e artë), aq më kurativ është ai. Një cilësi të tillë prodhuar me temperaturë të ftohtë, pa konservantë dhe super të freskët, e gjeni të prodhuar nga Firma ''Arbëria'' që prejt vitit 2009 në dyqanin 
Bimë Mjekësore.



Të mirat shëndetësore të vajit te suzamit 
përfshijnë aftësinë e tij për të përmirësuar gjendjen e flokëve, lëkurës, zemrës, kockave, tensionit të lartë, etj. Ky vaj është përdorur që në lashtësi, qindra e qindra vjet më parë. Në kulturën Indiane është përdorur gjerësisht për kurim dhe mirëqënie. Vaji i suzamit është antibakterial natyral për disa lloje patogjenesh të lëkurës si: kërpudha, stafilokoku, streptokoku etj.

Në kulturën Indiane ''Ayurveda'', përdoret si kurë për zhbllokimin e arterieve. Në Hollandë, përdoret nga mjekë Ayurvedikë për kurimin e diabetit, hepatitit dhe migrenës.

Vaji i Suzamit përdoret edhe për të ndaluar përhapjen e melanomës malinje (një lloj kanceri lëkure). (PROSTAGLANDIN LEUKATRINES and ESSENTIAL FATTY ACIDS 46: 145-150, 1992).


Vaji i Suzamit gjithashtu ka ndaluar përhapjen e qelizave kancerogjene në zorrën e trashë, tek disa pacientë. (ANTI CANCER RESEARCH 11: 209-216, 1992).

Studimet tregojnë se vaji i Suzamit është një Antioksidant shumë i fuqishëm. Tek indet nën lëkurë, ky vaj neutralizon oksigjenin. Ai depërton me shpjetësi në lëkurë duke hyrë në gjak nëpërmjet kapilarëve. Molekulat e vajit të suzamit mirëmbajnë kolesterolin e mirë 
(HDL) dhe ulin kolesterolin e keq (LDL).

Vaji i Suzamit mbështet dhe ndihmon në rritjen dhe riprodhimin e qelizave të reja.

Në sistemin tonë tretës (aparatin tretës, stomakun) dhe zorrën e trashë, disa qeliza ushqehen nga yndyra e mirë (yndyra natyrale) dhe jo sheqeri. Prania e vajit të suzamit u siguron këtyre qelizave ushqimin e duhur esencial.

Nëse ky vaj përdoret me pika në hundë, kuron sinusitin kronik.

Nëse përdoret për lyerje lëkure, disa toksina që treten në ujë, i ngjiten molekulave të vajit të suzamit, duke u larguar më pas nëpërmjet larjes së lëkurës. I përdorur së brendshmi, molekulat e vajit tërheqin toksinat të cilat më pas dalin nga trupi nëpërmjet jashtëqitjes. Ja pse thuhet në çdo material, që vaji i suzamit ndihmon në detoksifikimin e organizmit.

Nëse përdoret në dush ose vaskë, i përzier me ujë të vakët, vaji i suzamit mban nën kontroll infeksionet vaginale.

Vaji i Suzamit përthithet lehtë dhe depërton deri në placën e kockës. Ai ndihmon që kyçet të jenë më të përthyeshme dhe lehtëson dhimbjet (tek gjunjët, kaviljet etj). Masazhoni 
me lëvizje rrethore pikat kyçe të këmbëve dhe duarve, për të stimuluar energji dhe vitalitet. Vaji i Suzamit ndihmon edhe në tonifikimin e lëkurës, sidomos në zonën rreth hundës ku poret kanë tendencë të zmadhohen. Masazhojeni lëkurën e fytyrës me vaj suzami, për 5-10 minuta çdo ditë. 


Për sa i përket moshës së adoleshencës dhe akneve, të rinjtë e sotëm nuk janë të mirëinformuar. Ata mendojnë se yndyra NATYRALE e farërave dhe bimëve, është e dëmshme për lëkurën e tyre. Ajo që ata nuk dinë është se, yndyra e dëmshme është ajo JO-NATYRALE e cila gjendet në produktet TOKSIKE si kremërat, xhelërat larës apo pudrat kozmetike komerciale, të cilat reklamohen si të magjishme. Janë pikërisht ato që i shtojnë yndyrën lëkurës së tyre, pikat e zeza dhe aknet/puçrat. Këto produkte kozmetike komerciale, nuk janë të përshtatshme për lëkurat e reja delikate. Lëkura të tilla të adoleshentëve dhe të rinjve, duhen trajtuar me kujdes vetëm me produkte natyrale Bio-organike, ndër të cilat bën pjesë edhe vaji i Suzamit i cili është tepër delikat dhe veprues shumë i mirë kundër akneve. Ajo mban nën kontroll shumimin e tyre, neutralizon helmet - toksinat që zhvillohen nën lëkurë dhe brenda poreve. Me vajin e Suzamit, nuk do të keni nevojë për asnjë produkt kozmetik. Ndër faktet më magjepsëse është se, vaji i Suzamit nuk shkakton alergji.


Në këto vite eksperiencë të Bimë Mjekësore, asnjë përdorues i vajit të suzamit nuk ka pasur alergji prej tij, madje edhe në raste shumë delikate e të komplikuara të lëkruave shumë të ndjeshme dhe alergjike, vaji i Suzamit prodhuar nga ''ARBËRIA'', ka stabilizuar dhe lehtësuar gjendjen e tyre.


I përdorur në lëkurën e bebeve, edhe në zonën që mbulohet nga pampersi, ai do të qetësojë dhe zbusi gjendjen e acaruar dhe të skuqur.
Për fëmijët që shkojnë në shkollë, lyeni pak hundët për t'i mbrojtur nga viruset dhe ftohjet dimërore.

Në kuzhinën Aziatike (Kineze dhe Japoneze), si edhe në Lindjen e mesme, është një nga vajrat më të përdorur në gatim.

Për zemrën: Vaji i suzamit është shumë i lehtë dhe i këndshëm në shije, prandaj në shumë kultura përdoret gjerësisht në gatim. Në sallatëra, salca, dressing apo ëmbëlsira nuk ka rëndësi, rëndësi ka ta përdorni. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, përfshi këtu sesamol dhe sesamin, të cilat e mbajnë sistemin kardiovasular nën kontroll, dhe ulin nivelet e kolesterolit. Kjo ndikon edhe në uljen e arteriosklerozës. Pra ne do të jemi shumë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskolare nëse shtojmë vajin e suzamit në dietën e përditshme.

Për kockat: Mineralet më të rëndësishme si bakër, zink, kalcium, i gjejmë tek suzami. Këto tre minerale, janë më të çmuarit për rritjen dhe forcimin e kockave. Në çdo moshë ai nuk duhet të mungojë. Kur jemi të vegjël kemi nevojë për ushqimin e duhur që kockat të rriten të forta, kur jemi të rritur kemi nevojë të mirëmbajmë ato, ndërsa moshat e thyera kanë nevojë për rigjenerimin e tyre. Përdorimi i vajit të suzamit do të parandalojë sëmundjet e ostoporozës dhe sëmundjeve të tjera të moshës.

Për lëkurën: Vaji i suzamit është i pasur me zink i cili është një nga mineralet më të rëndësishme për lëkurën. Ai rrit elasticitetin dhe e lëmon sipërfaqen e saj. Duke e përdorur rregullisht atë për masazh, pakësohen shenjat e plakjes dhe njollave të vjetërsisë së lëkurës. Ai mund të përdoret si mbrojtës diellor pasi krijon një shtresë mbrojtëse në lëkurë,një mënyrë tjetër kjo për t'i ndaluar toksinat apo radikalet e lira të sulmojnë lëkurën tonë.


Për flokët: Vaji i suzamit ndihmon në pakësimin e zbokthit. Ai po ashtu ndalon rënien dhe pakësimin e tyre. Një masazh i lehtë në skalp, nxit qarkullimin e gjakut duke përmirësuar gjendjen flokëve të dobësuar, që bien apo që janë shumë të thatë. Përveç masazhit në skalp apo maskave të ndryshme që mund të aplikoni, një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë është të shtoni vaj suzami në shampon tuaj të flokëve dhe pak xhel të aloes (të marrë direkt nga gjethet e freskëta). 




Flokët nuk do të kenë nevojë fare për balsam, do të jenë më të shëndetshëm, më të butë. Do të keni më pak rënie, më pak probleme me tharjen dhe më pak dëmtime të skalpit. Për trajtime më intensive aplikoni maska para larjes me vajrat tuaj të preferuar sipas llojit të flokut.



CILËSINË e PARË prodhuar me temperaturë të ftohtë, pa konservantë dhe super të freskët, e gjeni të prodhuar nga Firma ''ARBËRIA'' që prejt vitit 2009 në dyqanin Bimë Mjekësore.


 Çertifikuar nga TÜV Austria




ADRESA:


TiranëBimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.




Ju mirëpresim!


Monday, March 7, 2016

Poleni i Bletëve


Poleni i Bletëve

Të drejtat e këtij materiali i takojnë Firmës  
Arbëria 
Ai nuk mund të kopjohet apo të riprodhohet pa aprovimin e kësaj firme.



Poleni është fara mashkull e luleve. Ajo nevojitet për fertilizimin e bimëve. Këto copëza të vogla përbëhen nga 50 /1, 000 milimetra qeliza, të formuara në fundin e pistilit pikërisht në kulmin e lulëzimit. Çdo varjetet luleje në Univers na paraqet dhe na sjell një varjetet poleni. 
Poleni është ushqimi i bletëve të vogla dhe përbëhet përafërsisht nga 40% Proteinë. Konsiderohet nga shkencëtarët dhe studjuesit si ushqimi më i plotë dhe më i pasur me vlera, në natyrë! Përmban të gjitha vlerat ushqyese që i duhen njeriut. Pothuajse gjysma e tij është Proteinë, në formën e Amino Acideve të cilat janë të gatshme për t'u përthithur nga trupi ynë. Një lloj proteine kaq e tretshme dhe e përthithshme nga organizmi i njeriut, kontribuon në mënyrë të pazëvendësueshme në nevojat tona.

Të mbleshësh polen nuk është aq e thjeshtë sa mund duket. Kur një bletë ndalon tek një lule, ajo vendoset me këmbët dhe nofullat e saj, tek majat e pistilit të pluhurosur me polen, duke e spërkatur (lagur) me pak mjaltë të cilin e ka sjellë nga kosherja në mënyrë që poleni të ngjisi tek këmbët e saj. Poleni ngjit pikërisht tek këmbët e bletës të cilat janë të ndara në segmente dhe me qime të forta si furçe, të cilat ajo i përdor për të mbledhur / grumbulluar pluhurin e artë që ka i ngjitur tek e gjithë këmba. Ajo përdor aftësi shumë të zhvilluara që gjatë fluturimit të grumbullojë / përqëndrojë në një masë të vetme të gjithë pluhurin e polenit. Ajo i përdor majat e këmbëve si çekiç për të presuar polenin pluhur dhe për ta dërguar në koshat e posaçëm. Këto kosha, janë pikërisht pjesa e poshtme e këmbëve të pajisura me qime të gjata e të shpeshta në mënyrë që poleni të fiksohet dhe të mos humbasi gjatë fluturimit. Kur koshat e bletës janë mbushur plotësisht me pluhurin e artë mikroskopik, ajo merr pamjen e një topi të vockël po ashtu mikroskopik. 
Fakti më interesant i Polenit, është se ai nuk mund të përpunohet në mënyrë sintetike nëpër laboratore. Kur studjuesit marrin një bletë dhe e ushqejnë atë me polen sintetik, ajo vdes menjëherë. Janë bërë shumë kërkime dhe shumë imitime të vlerave ushqyese natyrale, por ka ende disa përbërës tek Poleni të cilat shkencëtarët, as nuk janë në gjendje t'i identifikojnë e jo më t'i imitojnë.

Bletët përdorin disa përbërës ''enigmatikë, sekretë'' shumë personalë dhe ndoshta janë pikërisht këto që veprojnë në përmirësimin e shumë gjendjeve shëndetësore.

Bletët janë ''multifunksionale''. Në rastin e polenit, ato janë programuar për ta grumbulluar atë dhe për ta dërguar në koshere si ushqim për bletët e tjera.  Megjithatë, një gjë akoma më e rëndësishme është fakti që, ato janë përgjegjëse për polenizimin (shpërndarjen e polenit) në më shumë se 80% të bimësisë së gjelbër në tokë. Fluturimi i tyre nga lulja në lule, i pluhuros ato me polen duke mbushur të gjithë trupin e tyre to vogël me këtë pluhur të artë, saqë nganjëherë ato duken si topa mikroskopikë të verdhë fluturues. Kur mbërrijnë tek lulja tjetër, një pjesë e polenit zhvendoset tek kjo lule duke e bërë kështu misionin të plotësuar.


Duhet të dini që, për të grumbulluar një lugë çaji me polen, një blete i duhet të punojë 8 orë në ditë për 1 muaj të tërë.


Poleni i Bletëve është i pasur me anti-oksidantë dhe vlera të pafundme


Poleni përmban Vlera të PLOTA ushqimore

Poleni i Bletëve përmban të gjitha Vlerat ushqyese Esenciale të Jetës!
Përqindja rinuese e elementëve të polenit, pagabueshmërisht tejkalon edhe vlerat e grurit. Poleni i bletëve korrigjon dhe përmirëson një organizëm të kequshqyer. Në ditët e qytetërimit të sotëm të gjithë kemi mungesa dhe humbje balance në organizëm për shkak të vlerave që mungojnë në ushqimin e shpejtë. Jo vetëm me mungesa vlerash ushqimore, por të mbushura me kimikate të cilat na çojnë në probleme fiziologjike të panumërta.

Mjekësia kineze dhe disa kultura të tjera të lashta shëruese e përdorin polenin:

1. Për të përmirësur jetën dhe për të shtuar Vitalitetin.
2. Për të shtuar peshë gjatë një dobësimi të padëshiruar (pas një operacioni apo sëmundjeje).
3. Për të ''Rindërtuar'' gjak të ri (pra për prodhimin e qelizave dhe rruazave të reja të gjakut).
4. Për të zgjatur jetën.
5. Për të larguar varësitë.
6. Për të parandaluar dhe kuruar ftohjet dhe gripin (funksionon si një antibiotik i padëmshëm).
7. Për të rimarrë veten nga sëmundje kronike.
8. Për të përmirësuar gjendjen e zorrës së trashë.
9. Për të përmirësuar vonesat zhvillimore tek fëmijët e vegjël.
10. Për të përmirësuar gjendjet e alergjive.
11. Për të zbukuruar lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin tonë.
12. Stimulon dhe përmirëson funksionin e organeve jetike.
13. Parandalon dhe ndihmon në kurimin e astmës dhe ftohjes.
14. Duke qenë një ushqim alkalin ndihmon në balancimin e pH të të gjithë organizmit tonë.



Poleni gjithashtu mbron nga rrezatimi dhe ka veti anti-kancerogjene.

Mungesat dhe pamjaftueshmëritë ushqimore po sjellin probleme shëndetësore në mbarë botën. Prandaj poleni duhet të përdoret për të balancuar të gjitha vlerat ushqyese që na mungojnë pasi është ushqimi më i pasur dhe më i plotë në natyrë. Ka shumë të dhëna mjekësore për përmirësimet që vijnë nga përdorimi i polenit. Dhe Bletët janë pikërisht ato që duhen falenderuar!

Ai ndihmon njerëzit që kanë aktivitet të pasur fizik (punë të rënda, sporte, fitness, etj) të përballojnë mirë aktivitetin e tyre.

''Alex Woodly'', drejtori i përgjithshëm i Klubit prestigjoz sportiv në Philadelphia, ka thënë:


''Poleni i Bletëve funksionon dhe funksionon në mënyrën më perfekte. Ai rrit staminën dhe forcën tek sportistët me 25%. Kjo rritje në forcë dhe qëndrueshmëri mund të jetë çelësi i sekretit rigjenerues tek poleni. Dhe më e bukura është që, ai nuk mund të përpunohet kimikisht. No chemicals. No steroids''.

I mirënjohuri, natyralisti gjerman ''Francis Huber'', ishte një nga promovuesit e këtij super ushqimi i cili e ka quajtur polenin "the greatest body builder on Earth."

Për sa i përket bukurisë së jashtme (e cila sigurisht fillon nga brendësia) ja çfarë na siguron Poleni.

Regjimi bazik i bukurisë fillon nga ushqimi. Një lëkurë rrëzëllitëse dhe e re, e kthen këdo në një person tërheqës dhe unik. Nga ana tjetër, një lëkurë e lodhur e pa jetë zakonisht e shkaktuar nga një ushqim i varfër dhe regjim i keq, bën krejt të kundërtën, edhe një person tërheqës e shndërron në një njeri pa sharm. Nëse Polenin e përfshini në ushqimin e përditshëm, ai jo vetëm ju dhuron shëndet dhe vlera të sigurta, kontroll dhe balancë të peshës, por ai do t'ju dhurojë edhe një lëkurë të butë, të lëmuar e të mëndafshtë por jo vetëm kaq. Ai do të rigjenerojë dhe rinojë çdo milimetër të trupit tuaj si brenda dhe jashtë.  
Nëse e përdorni në përzierje të ndryshme për maska në lëkurë, ai sigurisht do të japi një shkëlqim dhe teksturë lëkure për t'u admiruar. Ai funksionon edhe si një përbërës aktiv anti-akne shumë i mirë.''Dr. Lars-Erik Essen'', një dermatolog në Helsingborg, Suedi, themeloi dhe promovoi fuqishëm përdorimin e Polenit për të trajtuar problemet e lëkurës. Ai trajtoi suksesshëm shumë nga pacientët e tij. Ndër të tjera ai thotë:

''Nëpërmjet ushqyerjes së shtresave të thella të lëkurës, Poleni ka një veprim të thellë biologjik. Ai parandalon plakjen e parakohshme të qelizave të lëkurës dhe stimulon rritjen e indeve të reja të saj. Ai ofron një mbrojtje tepër efektive ndaj dehidratimit dhe injekton një jetë të re ndaj qelizave të thata. Zbut rudhat 
dhe furnizon mjaftueshëm qelizat e lëkurës me gjak. Kjo i jep vitalitet lëkurës sonë dhe sigurisht një pamje rinore. Më pak rudha më shumë shkëlqim, më pak akne më shumë bukuri, më pak skuqje më shumë vitalitet''. ''Dr. Essen gjithashtu shkruan: -''Poleni i Bletëve, i përdorur si ushqim dhe si trajtim i jashtëm i lëkurës, ushtron një efekt ''depresues'' ndaj akneve''. 

Edhe francezët, si admirues të përjetshëm të bukurisë kanë bërë studimet e tyre rreth Polenit të Bletëve. 
''Dr. M. Esperrois'' i Insitutit të Kimisë Franceze, shënon se Poleni përmban komponentë antibiotikë natyralë shumë të fuqishëm të cilët përmirësojnë ndjeshëm lëkurën e plakur, me njolla apo rudha.

Professorët  ''N. Mankovsky'' dhe ''D. G. Chebotarev'', dy shkencëtarë rusë, konfirmojnë se Poleni i Bletëve sitmulon rritjen e qelizave të reja. Ata shkruajnë:
''Rinimi i qelizave të trupit, organizmit dhe lëkurës sonë, mund të stimulohen nëpërmjet poli-vitaminave (vitaminat e polenit), mikroelelementëve, enzimave, hormoneve dhe amino acideve që gjenden tek Poleni i Bletëve. Këta ushqyes janë të nevojshëm për të formuar indet e reja të trupit tonë.

Këta profesorë - shkencëtarë vijojnë të lartësojnë vlerat e Polenit duke shkruar se ato vlera janë Vitale dhe Rrënjësore për rinimin e brendshëm dhe të jashtëm të organizmit dhe trupit tonë në nivel qelizor''.
Provoni të përdorni Poleni e Bletëve çdo ditë dhe na shkruani përshtypjet tuaja.


Arbëria ofron për ju Polen të një cilësie superiore dhe të garantuar, 100% Natyral. Ky Polen grumbullohet nga Bletët e rritura në Shqipëri dhe e mbledhur me shumë kujdes nga bletërritësit shqiptarë.


Paketimi 100 gramë kushton 16 mijë lekë të vjetra. 


Adresa ku mund ta porositni:


TIRANË: Dyqani Bimë Mjekësore - Rruga Hoxha Tahisn, 30 metra mbi Qendrën Stefan.

Nga e Hëna - Shtunën. Ora 12:00 - 19:00.

Produkt i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA
_________________________


Ju mirëpresim të gjithëve!


Arbëria ®

Thursday, January 28, 2016

Flokë të hollë pa volum? Ja zgjidhja.

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore.


Copyright: Bimë Mjekësore & Firma Prodhuese ''ARBËRIA''

Nuk lejohet kopjimi dhe përdorimi i këtij materiali apo fotove pa Autorizimin e Bimë Mjekësore.

Bimë Mjekësore

Në mënyrë që flokët të jenë sa më të shëndetshëm, ato kanë nevojë për Vajra të shëndetshëm Bimorë, 100% NATYRALË. 

Plotësisht të Efektshëm janë vetëm vajrat e prodhuar me Sistemin e Ftohtë (COLD PRESSED).

Nëse nuk keni sukses me trajtimin e flokëve nuk jeni duke përdorur produktet e duhura.
Keni flokë të hollë, pa volum, ndoshta edhe me yndyrë?

Provoni vajin e mrekullueshëm të Lajthive ose Bajameve të ëmbla. 

Receta 1:
Merrni 1 ose 2 lugë kafeje (në varësi të flokut tuaj) me vaj bajamesh ose lajthie. Ngroheni në temp të ulët.
Pasi të jetë ngrohur dhe të ketë një temperaturë të durueshme, filloni të bëni masazh në skalp (me lëvizje rrethore). lyeni edhe gjatësinë dhe majat e flokut. Nëse doni më tepër volum, ose keni yndyrë apo zbokth mund t'i shtoni 5-10 pika vaj esencial të mentes ose rozmarinës. Mbajeni për  15-20 minuta, lajni flokët me shampon e zakonshme. Përdoreni këtë maskë 1, 2 ose 3 herë në javë në varësi të problemeve që keni me flokët.

Receta 2:
Pas larjes me shampo dhe pasi t'i keni tharë pakëz flokët, aplikoni përsëri disa pika të vajit të lajthise ose bajames, me pëllëmbët e duarve në flokët tuaj. Aplikojeni e me kujdes në mënyrë që të mos duken të yndyrshme. Më pas thajini plotësisht. Kësthu do të keni më shum volum, shkëlqim dhe flokë më të fortë. 

Vaji i Lajthive falë cilësive të tij Natyrale, ka aftësinë të mbrojë flokët nga rrezet e dëmshme UV. 
Është shkencërisht e vërtetuar se ky vaj, e ndalon flokun t'i oksidohet (vjetërsohet) ngjyra. E ruan ngjyrën e tyre (natyrale ose fallco) 3 herë më gjatë. 

Për shkak të lyerjeve dhe trajtimeve të shpeshta, floku vjetërsohet, bie dhe dëmtohet. 
Është shkencërisht e vërtetuar se vaji i lajthive penetron në strukturën e flokut (hair cortex) pjesa më e brendshme e flokut e cila ruan elasticitetin, kaçurrelat, ondet. Ky vaj ndihmon pra, në ruajtjen e bojës që nga rrënja, duke i dhuruar flokut edhe Volum, Forcë tek rrënjët, Elasticitet, Butësi, Shkëlqim, dhe skalp më të shëndetshëm. 

Shtojini bojës së flokëve 1/2 filxhan kafeje me vaj lajthie, ajo do të rezistojë më gjatë. Përveç kesaj rrënja nuk do të dëmtohet shumë. Do të keni më shumë shkëlqim, rrënjë të forta dhe butësi, fale Vitaminave & Mineraleve që përmban Lajthia.

Prodhim i Firmës Arbëria. 100% Natyral pa konservantë.

Sigurohuni që Vajrat e LAJTHISË dhe BAJAMEVE të ëmbla, të jenë 100% Natyrale dhe pa Konservantë. Të Prodhuara me Sistemin e Ftohtë ato kanë të gjitha cilësitë Kurative dhe Ushqyese.


Vaji që gjendet në Dyqanin Bimë Mjekësore, karakterizohet nga një aromë e plotë intensive Natyrale dhe shumë e freskët. Ai nuk përmban Konservantë apo përpunime nëpërmjet proçeseve kimike. 

1 shishe me vaj Bajamesh ose Lajthie, 60 ml - 7 mijë lekë të vjetra. 


ADRESAT tona:

Tiranë - Bimë Mjekësore -  30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri).  Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.

Bimë Mjekësore Durrës - Produktet Arbëria  - Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 10:00-20:00.

Ju mirëpresim :)